Ushqimet që mbajnë larg lodhjen pranverore

Lodhja dhe mungesa e energjive janë karakteristikë e pranverës:. Por këto gjendje, natyrisht jo e dëshirueshme, mund të luftohet me një ushqyerje të balancuar, të pasur me fibra dhe vitamina.

Përveç të gjitha të mirave që sjell, pranvera është një stinë që më shumë se energji, sjell me vete një gjendje pasive dhe lodhjeje, e cila të pengon të kryesh aktivitetet e jetës së përditshme. Shumë njerëz gjatë kësaj periudhe e ndjejnë veten të plogësht dhe kjo, shpeshherë edhe nga kequshqyerja apo produktet e përzgjedhura që nuk janë gjithmonë në favor.

Është shumë e domosdoshme të përdorësh produktet e duhura ushqimore, në mënyrë që ta shmangësh këtë gjendje debulese, të kesh shëndet më të mirë dhe të ndihesh gjatë gjithë ditës i çlodhur.

Disa nga ushqimet pranverore që na mbajnë larg lodhjes:

Drithërat integrale të sigurojnë një gjendje të mirë në stomak, për shkak se janë të pasura me fibra dhe gjithmonë të krijojnë ndjesinë e ngopjes.

Perimet e stinës: Produktet më të mira janë ato të stinës, si bishtajoret, të cilat falë proteinave që përmbajnë, të japin shumë energji.

Orizi i kuq është një produkt që të ndihmon më shumë për të bërë gjumë të qetë edhe në ditët më të lodhura. Sugjerohet të përdoret në darkë një pjatë, në mënyrë që të bësh orë të plota dhe të nesërmen ta ndiesh veten të çlodhur.

Shpargu ka efekt detoksikues dhe të ndihmon të ndihesh sa më lehtë gjatë gjithë ditës. Karakteristikë e kësaj bime është hidratimi që të siguron. Sa më shumë shparg, aq më pak nevojë për ujë do të kesh.

Uji. Në rast se e ke të vështirë të pish thjesht ujë, mund t’i shtrydhësh një limon ose portokall, mente etj. (Si mund t’i japësh shije ujit e gjen këtu). Organizmit do t’ia heqë të gjitha toksinat dhe trupin e bën më të lehtë.

Qitro është një produkt që të jep energji edhe falë vitaminës C, por përveç kësaj, qitro rekomandohet gjatë kësaj periudhe edhe për shkak se është mbrojtëse shumë e mirë ndaj virozave të stinës. Rekomandohet në mëngjes.

Frutat e thata janë shumë kalorike dhe të japin energji, shkruann revista class. Rekomandohen të merren çdo ditë me vete për t’i ngrënë në punë ose shtoja kosit për mëngjes për të marrë të gjitha energjitë që të duhen gjatë ditës. /Telegrafi/

Artikulli paraprakJa pse duhet të konsumojmë ujë me stomakun bosh
Artikulli vijuesAty ku lindi “IS” – Embrionet e terrorit në burgun amerikan në Irak