Dhjetë gabime në marrëdhëniet intime:
1-Marrëdhëniet intime duke mos pasur kurorë të Sheriatit Islam. Dhe ky mëkat quhet zina – prostitucion, për të cilin Allahu (azzevexhel) thotë: “Dhe mos iu afroni prostitucionit, sepse vërtetë ai është vepër e shëmtuar dhe një rrugë shumë e keqe”. (Isra’ – 32) Dhe thotë: “Edhe ata që pos Allahut nuk lusin ndonjë zot tjetër dhe nuk mbysin njeriun që e ka ndaluar Allahu, por vetëm kur e meriton në bazë të drejtësisë, dhe që nuk bëjnë kurvëri, ndërsa kush i punon këto, ai do të gjen ndëshkim. Atij i dyfishohet dënimi ditën e kijametit dhe aty mbetet i përbuzur përgjithmonë”. (Furkan – 68/69)
2-Marrëdhëniet intime me gjininë e njëjtë. Pejgamberi (salallahualejhiveselem) thotë: “Kënd e gjeni duke e vepruar mëkatin e popullit të Lutit, mbytnie atë që e bën dhe atij që i bëhet ajo vepër”. (Transmeton Tirmidhiu dhe Shejh Albani hadithin e cilëson si të vërtetë)
3-Lënia e marrëdhënieve intime në tërësi me bashkëshorten, duke lënë anash nevojat dhe dëshirat e saj. Edhepse dijetarët kanë diskutuar se sa kohë ka të drejtë njeriu të mos ketë marrëdhënie intime me bashkëshorten e tij, duke përmendur katër ditë disa prej tyre, e katër muaj disa të tjerë, megjithatë lënia e tyre (marrëdhënieve) në tërësi është e ndaluar. Dhe këtë më së shumti e veprojnë tradhëtarët e grave të tyre, të cilët shfryjnë epshet në vende të ndaluara, dhe nuk kanë nevojë për bashkëshortet e tyre, porse ato janë vetëm si shërbetore të tyre, të cilat kanë oblgim përgatitjen e ushqimit, pastrimin e teshave dhe shtëpisë, dhe asgjë tjetër më shumë.
4-Kundërshtimi i bashkëshortes për marrëdhënie intime, kur atë e thërret bashkëshorti i saj, duke mos pasur ndonjë arsye serioze. Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Nëse njeriu e thërret bashkëshorten në shtratin e tij, dhe ajo nuk i vjen atij, e ai e kalon natën i hidhëruar ndaj saj, atë (bashkëshorte) e mallkojnë melaiket deri në mëngjes”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
5-Marrëdhëniet intime ndërmjet dy bashkëshortëve, duke mos bërë lutjen e caktuar para marrëdhënieve. Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Nëse dikush prej jush dëshiron që t’i afrohet bashkëshortes së tij (për marrëdhënie intime), dhe thotë: “Bismilah, Allahume xhennibnesh-shajtan, ve xhennibish-shejtane ma razektena” (Në emër të Allahut, O Zot, largoje prej nesh Shejtanin dhe prej atij (fëmiut) që do të na furnizosh), nëse është caktuar që prej tyre të ketë fëmijë, nuk e dëmton Shejtani atë (fëmiun) asnjëherë”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
6-Marrëdhëniet intime duke qenë bashkëshortja me hajd (menstruacione). Thotë Allahu (azzevexhel): “Të pyesin ty për hajdin (menstruacionet). Thuaj: Ajo është gjendje e neveritur, andaj largohuni prej grave gjatë hajdit dhe mos iu afroni atyre (për marrëdhënie) deri të pastrohen (nga hajdi). E kur të pastrohen (marrin gusël), atëherë afrohuni atyre ashtu siç u ka lejuar Allahu. Allahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta dhe të neveritshme”. (El-Bekareh – 222)
7-Marrëdhëniet intime në vrimën anale. Thotë Pejgamberi (salallahualejhi veselem): “Kush i afrohet (për marrëdhënie) asaj që është me hajd, apo gruas në vrimën anale, apo falltorit, i ka bërë kufër asaj që i ka zbritur Muhamedit (salallahualejhiveselem)”.(Transmeton Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Ibn Maxheh, dhe Shejh Albani thotë se hadithi është i vërtetë – Sahihu tergib 2433) Dhe thotë (salallahualejhiveselem): “I mallkuar është ai që i afrohet (për marrëdhënie) bashkëshortes së tij në vrimën anale”. (Transmeton Ebu Davudi dhe Shejh Albani thotë se hadithi është i vërtetë – Sahihu tergib 2432)
8-Marrëdhëniet intime para fëmijëve që kuptojnë, apo pakujdesia në marrëdhënie intime kur fëmijët janë në gjum, në raste që ka mundësi të sheh fëmiu prindërit e tij në atë gjendje.
9-Marrëdhëniet intime me bashkëshorten në vende të hapura, duke mos qenë i kujdesshëm dhe duke menduar se vendi është i sigurtë.
10-Përshkrimi i marrëdhënieve intime ndaj të tjerëve. Disa prej burrave u tregojnë të tjerëve për marrëdhëniet që i veprojnë me gratë e tyre, dhe disa prej grave u tregojnë grave tjera për marrëdhëniet me burrat e tyre, ndërsa Pejgamberi (salallahualejhiveselem) thotë: “Vërtetë, prej njerëzve më të këqinj tek Allahu në Ditën e Gjykimit është burri i cili kryen marrëdhënie me bashkëshorten e tij, dhe gruaja e cila kryen marrëdhënie me të, dhe pastaj e zbulojnë atë (ndaj të tjerëve)”. (Transmeton Muslimi) Thotë Imam Neveviu: Nga ky hadith nënkuptohet se është e ndaluar që njeriu të tregojë atë që bëhet ndërmjet tij dhe bashkëshortes së tij.