Ramazani ringjallë Sarajevën dhe i jep shpirt

Muaji i veçuar në kalendarin islam, ai i Ramazanit ndjehet në mënyrë të veçantë në Sarajevë të cilin gjatë 30 ditëve sa zgjatë, e mbushë me shpirt dhe atmosferë të posaçme, raporton Anadolu Agency (AA).

Për faktin se Ramazani afron besimtarin me Zotin dhe me njëri tjetrin, më së miri flasin pamjet në rrugët e Sarajevës gjatë kohës së iftarit të cilat dëshomojnë për shoqërimin mes vete të njerëzve.

Gjatë ditës kur rrezet e dritës dhe vapa e verës kaplojnë qytetin, rrugët e tij bëhen çuditshmërisht të qeta.

Duke lëvizur lagjeve, nga xhamitë e mbushura me besimtarë dëgjohet zëri i imamëve dhe hafizëve të cilët lexojnë Kur’an. Të ashtuquajturat Mukabele, që paraqesin lexim të Kur’anit në kohën e drekës dhe pasdrekës ndiqen nga besimtërë të të gjitha moshave, duke krijuar kështu një atmosferë uniteti në besim.

Qyteti gjallërohet para mbrëmjes në kohën kur agjëruesit me pemë dhe ushqime të tjera të blera për iftar, nxitojnë në furrat e afërta ku tradicionalisht pritet për të blerë somun, ndërkohë që rrugët mbushen përplotë aromë të farës së zezë me të cilën spërkaten somunët.

Pak çaste para perëndimit të diellit qytetarë dhe turistë ngjiten në kalanë e qytetit të vjetër rreth 200 vite nga ku ofrohet një panoramë e veçantë e qytetit, ndërkohë që të shtënat e topit të vendosur në kala, sinjalizojnë fundin e agjërimit të asaj dite.

Besimtarët poshtë në qytet me padurim presin të shtënat e topit dhe fishekzjarrin simbolik i cili ndriçon qytetin, për çka lugina e Sarajevës menjëherë kaplohet nga ezanët e shumtë./AA/

Artikulli paraprak“Edhe ne kemi të drejtë të dëgjojmë ezanin e xhamisë”
Artikulli vijuesKuzhina popullore e sulltanes Hurem në Jerusalem, mbi 460 vite u shërben të varfërve