Dhjetëra të vrarë nga sulmet në Irak

Militantët në Irak kanë nisur sot një valë të sulmeve vetëvrasëse përgjatë vendit, duke lënë të vrarë të paktën 29 njerëz dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë, njoftojnë zyrtarët, njofton REL.

Sulmi më vdekjeprurës ndodhi në provincën jugore të Dhi Qar, kur një sulmues vetëvrasës hodhi vetën në erë brenda një restorani të frekuentuar kryesisht nga forcat shiite paramilitare, duke vrarë të paktën 14 njerëz.

Njoftohet se 27 njerëz të tjerë janë lënduar në sulmet që kishin shënjestruar një restoran të famshëm në autorrugën kryesore që e lidhë Bagdadin me provincat jugore, thonë zyrtarët policorë.

Dhi Qar ndodhet rreth 320 kilometra në juglindje të kryeqytetit.

Në të njejtën kohë, një veturë bombë shpërtheu në një zonë tregtare në qytetin Basra, duke vrarë pesë njerëz dhe lënduar 10 të tjerë, njoftojnë zyrtarët policorë.

Artikulli paraprakMjaltë me ujë, për t’u dobësuar me ëmbëlsi
Artikulli vijuesUshtria e Azerbejxhanit shkatërron një shtab të forcave armene