Dhuna seksuale në shkolla, 120 raste vetëm sivjet (Video)

2 Min Read

Në vitin 2015, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 54 raste janë shënuar si sulme seksuale dhe 65 raste keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçare.
Duke iu referuar këtyre statistikave që flasin për numër të madh të akteve seksuale ndaj minoreneve, Policia e Kosovës ka iniciuar një projekt me titullin “Ngacmimet seksuale”, ku nëpërmjet ligjëratave të mbajtura nga zyrtarët policorë, nxënësit e shkollave në gjithë Kosovën do të kenë mundësi të informohen rreth rrezikut që mund t’u kanoset nga sulmet seksuale, raporton KTV.

Kapiten Tahire Haxholli, implementuese e projektit, është shprehur se ky projekt vjen si rezultat i ndodhive të shpeshta që fatkeqësisht po ndodhin nëpër shkolla.

Sipas saj, nxënësit do të kenë mundësi të dinë se kur është duke u ballafaquar me një sulm ose akt seksual.

Haxholli thotë se shumëkush mund të mos i dijë rrugët ligjore nëse ballafaqohet me këto raste, por ajo fton që askush të mos ngurojë të kërkojë ndihmë nga Policia e Kosovës.

Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e Koalicionit të Organizatave Joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve, ka thënë se patjetër që institucionet duhet të jenë të gatshme për mbrojtjen e këtyre fëmijëve, pasi rastet e tilla po bëhen të shpeshta.

Kurse, sipas raportit të policisë, për vitin 2015 nxitje të akteve seksuale ose prekje seksuale nga personat nën 16 vjeç janë raportuar 2 raste.

TAGGED:
Share This Article