Liga Arabe në mbledhje urgjente për situatën në Halep

Katari kërkon një mbledhje urgjente të Ligës Arabe për bombardimet e ushtrisë siriane që shënjestrojnë qytetin e Halepit prej disa ditësh, ndërkohë që Moska nuk do të bëjë presion mbi Damaskut për ndërprerje të sulmeve.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Katarit, QNA, “i deleguari i Katarit në organizatën panarabe që ka selinë në Kajro kërkoi mbajtjen e një mbledhje për të biseduar mbi përshkallëzimin e rrezikshëm të dhunës në Halep dhe të masakrave të kryera nga forcat e regjimit sirian ndaj civilëve”.

Kjo kërkesë vjen në një moment që Rusia përjashtoi mundësinë për t’i kërkuar aleatit të saj sirian të ndërpresë sulmet ajrore në këtë qytet, ku rreth 200 000 persona banojnë në pjesën rebele, sipas shifrave zyrtare.

Artikulli paraprakFëmijët e dëshmorëve në Sllupçan: Turp të keni o politikanë shqiptar, mos mendoni se keni zbritur nga qielli (VIDEO)
Artikulli vijuesDhuna seksuale në shkolla, 120 raste vetëm sivjet (Video)