Dhuratë gruas muslimane

Shkëndi: la havle ve la kuvvet il-la bil-lah

Shufra e parë e arit: një grua që sfidoi tiraninë

ما مضى فات والمؤمَّلُ غيب ٌ ولك الساعة التي أنت فيها

Ajo që ka kaluar ka ikur, e shpresuara nuk dihet

Ty të takon vetëm ora në të cilën gjindesh

Shiko citatet e sheriatit, qofshin ajete të Kur’anit ose hadithe të Pejgamberit, do të shohish se All-llahu, subhanehu ve teala, ka lavdëruar gruan e mirë, e ka lavdëruar gruan besimtare. All-llahu, tebareke ve teala, thotë:

]وَضَرَبَ اللَّهُ مَثَلاً لِلَّذِينَ آمَنُوا امْرَأَتَ فِرْعَوْنَ إِذْ قَالَتْ رَبِّ ابْنِ لِي عِنْدَكَ بَيْتاً فِي الْجَنَّةِ وَنَجِّنِي مِنْ فِرْعَوْنَ وَعَمَلِهِ وَنَجِّنِي مِنَ الْقَوْمِ الظَّالِمِينَ[

“E atyre që besuan, All-llahu ua solli shembull gruan e faraonit kur ajo tha: “Zoti im, më bën një vend pranë mëshirës sate në xhennet dhe më shpëto prej faraonit e brutalitetit të tij dhe më shpëto prej popullit mizor!” (Et-Tahrim: 11).

Shiko se si All-llahu e bëri këtë grua, Asien, radijall-llahu anha, shembull të gjallë për besimtarët dhe besimtaret, si e bëri simbol dhe sinjal i dukshëm për secilin që dëshiron udhëizmin dhe të pason ligjet e Zotit në jetë. Sa e mençur ishte kjo grua dhe sa e udhëzuar. Ajo kërkoi të jetë afër Zotit Fisnik, i dha përparësi kojshiut para shtëpisë, doli nga respekti i kriminelit, tiranit pabesimtar, refuzoi jetesën në pallatin e tij, me shërbetor, nga luksi e mbeti duke kërkuar shtëpinë më të mirë, më ymërgjatë dhe më të bukur, e ajo ishte afërsia me Zotin e botëve, në kopshte dhe lumenj, në pozitën e vërtetësisë tek All-llahu i Gjithfuqishëm. Ishte një grua e madhe, pasiqë ambicja dhe vërtetësia e saj e shpien deri te publikimi i fjalës së vërtetë dhe të besimit para burrit të saj tiran, andaj është torturuar për hirë të All-llahut dhe përfundoi udhëtimi i saj në afërsinë e All-llahut. Mirëpo pas tërë kësaj All-llahu, az-ze ve xhel-le, e bëri shembëlltyrë dhe yrnek për secilin besimtar dhe besimtare deri në ditën e Kijametit, e ka lavdëruar në librin e Tij, ia ka regjistruar emrin, ia ka lavdëruar veprën dhe ia ka sharë burrin e saj, i cili kishte devijuar nga Ligji i All-llahut në ruzullin toksor.

Shndritje: ji optimiste edhe nëqoftëse je në kulmin e katastrofës.

Aid El-Karni

Artikulli paraprakMe durim drejt parajsës
Artikulli vijuesRruga deri në xhennet dhe rrugicat që shpiejnë në xhehenem