Diagnoza e hepatitit B dhe kujdesi që duhet treguar për sëmundjen

Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm për metabolizmin e trupin të njeriut. Në qoftë se mëlçia do të ketë probleme, atëherë ajo do të ndikojë direkt në shëndetin tonë. Ndër sëmundjet e mëlçisë, hepatiti B është një nga sëmundjet kryesoret infektuese që kërcënon shëndetin e njeriut. Aktualisht në Kinë, kjo sëmundje ka një prevalencë më të lartë.
 
Por, çfarë është hepatiti B? Si transmetohet ky virus? Ky artikull do të flasë për diagnozën e Hepatitit B dhe kujdesin që duhet treguar.
 
Hepatiti B është sëmundje që prek mëlçinë dhe ka një shkallë të lartë infektuese. 
Në mbarë botën, hepatiti B është gjithashtu një sëmundje e zakonshme infektive. Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 2 miliardë njerëz në mbarë botën janë të infektuar me hepatin B virus, nga të cilat 350 milionë njerëz me virusin e infeksionit të hepatitit kronik B. Çdo vit, thotë raporti, rreth një milion njerëz, vdesin nga dobësimi i mëlçisë, ceroza dhe tumori primar hepatocelular, që shkaktohet nga infeksioni viral.
 
Si e trajton hepatitin B mjekësia moderne?
….1…
 
“Në përgjithësi hepatiti ndahet në hepatit akut dhe hepatit kronik. Dallimi kryesor është ashpërsia e simptomave dhe zgjatja e kohës së sëmundjes. Shumë nga simptomat e hepatitit të tilla si, lodhja, distension, përzierjet, fryrja e barkut, etj., janë të dukshme tek pacientët me hepatit akut. Por ndërkohë simptomat e padukshme, shfaqen tek pacientët me hepatit kronik. Edhe pacientë me hepat të rëndë, kanë simptoma si të vjella, gjakderdhje etj., gjë që kërcënon seriozisht shëndetin dhe jetën e njeriut.
 
Konkretisht, disa njerëz, veçanërisht foshnjat dhe fëmijët kthehen në përhapës të hepatitit kronik, në shumicën e rasteve. Ndërkohë të rriturit mund shërohen më shpejt nga hepatiti akut.
Shumica e të infektuarve mbështeten tek rezistenca e trupit apo kurohen për të luftuar virusin. Në kushte të caktuara, rreth 20% e njerëzve preken nga hepatiti kronik B, ndërsa 80% e njerëzve e mbartin të fshehur virusin.
 
Ekspertët thanë se dëmi më i madh i hepatitit kronik B për shëndetin, është përsëritje të simptomave ose zgjatja e sëmundjes për një kohë të gjatë, gjë që mund të shkaktojë kancerin e mëlçisë.
Studimi tregon se vdekshmëria nga hepatiti B kronik ndodh brenda 5 viteve tek 0-2% e pacientëve, por tek ata që preken nga kanceri i mëlçisë, humbin jetën 14%- 20% ose 70% – 86%.
 
Në fakt, lidhja mes hepatitit kronik B dhe kancerit të mëlçisë është e ngushtë. Një studim epidemiologjik zbuloi se në zonat epidemike të hepatitit B, përqindja e pacientëve me kancer të mëlçisë është e lartë. Hulumtimet kanë treguar se gjaku i pacientëve me kancer të mëlçisë, në 95% të rasteve është i infektuar me virusin e hepatitit B.
 
Shumë njerëz besojnë se hepatit B është ngjitës dhe transmetohet lehtë nga kontakti me bartës të virusit, por sipas mjekesise ky përcaktim nuk është i saktë.
Sipas doktorit, virusi i hepatitit B përhapet kryesisht nëpërmjet gjakut, nëna ia transmeton fëmijës, por gjithashtu transmetimi ndodh edhe në rrugë seksuale, në intervenime stomatologjike dhe kirurgjikale, dhe në prerje apo lëndime të tjera ku kontaktet e lëngjëve trupore të personit të infektuar me atë të plaogsur janë të mundshme. 
 
…2….
E dyta është përhapja gjatë riprodhimit. Virusi i hepatit B, mund të transmetohet edhe nga kontaktet e përditshme me pështymën e një të infektuari me virus, apo me djersën, spermën, lëngjet vaginale ose menstruale.”
 
Bota ka filluar të përdor vaksina kundër hepatitit B, tej foshnjat e sapolindura. 

Kujdesi që duhet treguar për sëmundjen

Deri më tani, hepatiti kronik B, është një sëmundje që kurohet me shumë vështirësi. Për kurimin e saj, nevojitet një trajtim dhe vëzhgim afatgjatë e i vazhdueshëm. Gjatë kurimit, dieta ushqimore është shumë e rëndësishëme.
Dieta shkencore dhe të ushqyerit racional do të luajnë një rol të konsiderueshëm në mbështetjen e qelizave të mëlçisë dhe zvogëlimin e dëmtimit të saj, për parandalimin e fibrozës së mëlçisë, parandalimin e kancerit të mëlçisë dhe aspekte të tjera.
Atëherë, pacientët e hepatitit B duhet të zgjedhin se cila është dieta e përshtatshme?
 
Doktori Fu thotë: “Parimi kryesor i trajtimit të pacientëve të prekur nga hepatiti B, duhet të konsumojnë ushqim të freskët, të lehtë për tu tretur. Ushqimet duhet të jenë stimuluese për oreksin dhe të përmbajnë një sasi të caktuar me proteina, vitamina, që të mund të garantojnë një sasi të caktuar kalorish.Duhet të shmangen ushqimet e konservuara dhe sidomos duhen shmangur në mënyrë absolute pijet alkoolike dhe duhani.
Pacientët që janë të porsa prekur nga hepatiti B, duhet të hanë ushqime të lehta pa yndyrë, për të ndihmuar në pastrimin e mëlçisë. Pacientët kanë nevojë të pinë sa më shumë ujë.”
 
Doktori Fu theksoi se në mënyrë të veçantë pacientët me hepatit B, duhet të shmangin ushqimet e konservuara. Në qoftë se pacientët me sëmundje të mëlçisë që hanë për njëherësh disa lloj ushqimesh me koncentrat, do t’ju shfaqen simptoma të tillë si dhimbje të përkohshëm të kokës, dridhje e zemrës dhe të përzier.
 
Përveç këtyre, ata nuk duhet të hanë ëmbëlsira. Sepse sheqeri fermentohet lehtë të duke shtuar fryrje në stomaku dhe zorrëve, gjithashtu mundëson magazinimin e yndyrave në mëlçi. Ata duhet të hanë edhe fara luledielli. Farat e lulediellit përmbajnë acide yndyrore të pangopura. Konsumi i farave të lulediellit do ta ndihmojë mëlçinë të grumbullojë yndyrat dhe do të ndikojë në funksionin e qelizave të mëlçisë.
 
Për pacientët me sëmundje të mëlçisë duhet të mos konsumojnë ushqime që përmbajnë një sasi të konsiderueshme plumbi. Ky i fundit mund ta zëvendësojë kalciumin në trup. Konsumi i rregullt i vezës së përgatitur me gëlqere do të shkaktojë mungesa të kalciumit.
 
Gjithashtu turshitë dhe ushqimet shumë të kripura pengojnë pacientët me sëmundje të mëlçisë në metabolizmin e ujit dhe natriumit. Prandaj pacientët me cerozë të mëlçisë duhet të ndalojnë krejtësisht ushqimet e kripura.
 
Në fakt, të ushqyerit është gjithashtu një masë aktive e trajtimit të arsyeshëm, sepse mëlçia është gjëndra më e madhe njeriut që ndihmon tretjen e ushqimit.
Artikulli paraprakBursa, proteste solidarizuese kundër dënimit me vdekje të Muhammed Mursit
Artikulli vijuesMelanoma – Tumori i zi