Melanoma – Tumori i zi

0
229
Melanoma, apo siç njihet ndryshe tumori i zi, është një nga tumoret e këqija që rriten më shpejt dhe nga më të rrezikshmet për jetën e njeriut. Përqindja e vdekshmërisë nga melanoma, është shumë e lartë, edhe pse përqindja e rasteve të tilla nuk është e madhe. Por, vitet e fundit, vihet re një prirje e rritjes së të prekurve nga melanoma.
 
Ç’ndryshime ka melanoma nga tumoret e zakonshëm? A mund të shërohet kjo sëmundje? Si të dallohet ajo?
 
 
Specialistët e melanomës, kanë qenë dëshmitarë të shumë rasteve që përfunduan me humbjen e jetës. Shkak sipas doktorit, ishte mungesa e njohurive mbi melanomën. Pacientët më të informuar, trajtimi është më i suksesshëm.
Pothuajse 95% e pacientëve zbulojnë që herët në lëkurën e tyre “kore”, të cilat i heqin vetë me mjete të forta pa u konsultuar më parë me një specialist. Nëse ata do të kishin gjetur një profesionist, trajtimi i tyre do të përfundohej me shpenzime minimale. 
“Dallimi i melanomës malinje mund të bëhet me sy, kurse kanceri në stomak jo, përveçse mund të shihet me anën e endoskopit. Shumica e melanomave janë në lëkurë dhe përhapen me shenja të zeza. Gjatë këtij procesi, nëse tregoheni vigjilentë dhe zbuloni sa më parë melanomën, mund ta kuroni atë që në fillim.”
 
Doktor Guo, thotë se melanoma fillon të zhvillohet së pari në sipërfaqen e lëkurës. Ajo ka karakteristika të tjera nga melanoma malinje, domethënë: zbulimi i hershëm saj, mundëson kurimin. Sipas mjekësve, melanoma e hershme e fazës së parë dhe të dytë mund të shërohet.
 
Pothuajse të gjithë melanomat e lëkurës, në fazën fillestare nuk shfaqen në formën e tyre malinje.
 
Gjatë fazës fillestare, melanoma nuk është e rritur dhe ajo nuk shfaqet në formën e gungave mbi lëkurë si edhe nuk kalon në pjesë të tjera të trupit. Megjithatë, nëse ajo nuk është zbuluar ende, me siguri do të hyjë në fazën tjetër.
 
Faza e dytë, njihet si faza e rritjes vertikale së tumorit. Qelizat e melanomës fillojnë të rriten në lëkurë. Në këtë fazë është e mundur trajtimi dhe shmangia e rritjes horizontale të melanomës. Por më tej, kur qelizat e melanomës hyjnë në periudhën e rritjes së shpejtë, a është i mundur trajtimi.
 
“Dy vjet më parë, ekspertë ndërkombëtarë gjetën një qasje të re për trajtimin e melanomës që quhet terapia molekulare. Disa nga qelizat e melanomës pësojnë mutacion. Këto mutacione çojnë në gjenerimin e mëtejshëm të qelizave. Me anën e medikamenteve, mund të ndërpritet përhapja dhe ndarja e mëtejshme e qelizave tumorale.”
 
Kështu, zbulimi i hershëm dhe parandalimi janë mënyrat më të mira për ta shmangur melanomën. Në fazën e rritjes horizontale të melanomës, ajo mund të shërohet pothuajse në 100% të rasteve. Parandalimi, do të thotë shpëtim i jetës së dhjetëra e mijëra njerëzve si dhe më pak kosto ekonomike.
 
Por, si mund ta parandalojmë melanomën? Me fjalë të tjera, kur duhet ta rrisim vigjilencën tonë? Doktori Guo tha:
 
“Melanomën mund ta dallojmë nga format ose ndryshimet që pëson. Në disa raste ajo ndryshon formën, në disa të tjera ngjyrën e në disa raste edhe madhësinë.”
 
Përveç këtij identifikimi të thjeshtë, për parandalimin e melanomës malinje duhet gjithashtu të shmanget ekspozimi ndaj rrezeve të diellit. Rekomandohet përdorimi i kremrave mbrojtës nga dielli, që janë një masë e rëndësishme për parandalimin fillestar.
 
Njëkohësisht, mjekët rekomandojnë ngrënien e ushqimeve të pasura me vitaminë A, të tilla si mëlçia e kafshëve, kërmijtë, midhjet, spinaqi, preshi, selino, patatet e ëmbla, mango, etj., si edhe ushqime të pasura me vitaminë B2 si: veza, ngjala, gaforret, perimet me gjethe, soja si dhe ushqime të pasura në vitaminë C, të tilla si xinxife, rrush, të gjitha llojet e agrumeve, patatet dhe perime të tjera të freskëta.
 
Sipas mundësive ekonomike, mund të përdoret edhe medikamenti Ginsenoside Rh2. Për fat të mirë, kapsula e njohur gjithashtu si faktor i kujdesit për jetën, mund të rrisë numrin e rruazave të bardha të gjakut, rrit imunitetin, pengon përhapjen e qelizave të tumorale, si edhe parandalon tumorin. Efekti i medikamenteve dhe terapisë ndihmëse, është gjithashtu shumë i mirë.
 
Për melanomën malinje, zbulimi dhe trajtimi i hershëm si edhe mjekimi në klinika të specializuara, bën që melanoma të mos jetë gjithmonë e rrezikshme.