Die Presse: Thaçi kapet keq me Vuçiqin

Gazeta prestigjioze austriake “Die Presse” në një artikull të botuar sot ka përshkruar situatën politike në Kosovë, por edhe në Serbi.
Derisa në Kosovë, opozita po e përdor gazin lotsjellës për të parandaluar implementimit të marrëveshjeve me Beogradin, në Serbi politikanët assesi nuk po pajtohen me faktin që Kosova ka hyrë në agjendën e UNESCO-së.

“Beogradi është acaruar shumë edhe me bisedimet për anëtarësim në BE. Në kapitullin për normalizimin e marrëdhënieve me ish provincën e saj, nuk bëhet fjalë më për Beograd dhe Prishtinë, por për Serbi dhe Kosovë”, thuhet në këtë artikull.

Gazeta nuk ka lënë pa e përmend edhe darkën ndërmjet delegacionit kosovarë dhe atij serb që është mbajtur ditë më parë në Bruksel. Sipas “Die Presse” në këtë takim, ka pasur fjalosje të ashpra ndërmjet zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit serb, Aleksander Vuçiqi.

“Fjalosje më zë të lartë ka pasur ndërmjet kryeministrit serb, Aleksander Vuçiqi dhe ministrit të jashtëm kosovarë, Hashim Thaçi, në takimin që përfundojë pa rezultate konkrete. Por, shpërthimi i tyre, duket se nuk do të zgjidh problemet…”, shkruan gazeta.

Serbia sipas gazetës është para një dileme shumë të madhe. Ajo duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës ose të shkëputet prej ambicieve të saj për tu bërë anëtare e BE-së.

Artikulli paraprakKy është heroi Omer- el-Muhtari
Artikulli vijuesKomandant Hoxha: Kurrë më nuk do t’i kap armët për të luftuar për shqiptarët