Një fabrikë e këpucëve është djegur sot në Ferizaj.
Fabrika e këpucëve ndodhet në fshatin Prelez të Jerlive në afërsi të magjistrales Ferizaj – Prishtinë.
Një dëshmitar ka thënë të ketë parë punëtorë të kësaj fabrike duke kërcyer nga dritaret.
Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt ka thënë për portalin Koha.net se nuk ka të lënduar, por dëmet janë të konsiderueshme.
“Njoftimin e kemi marrë në orën 09:00 të mëngjesit. Persona të lënduar nuk ka, por dëmet janë të konsiderueshme”, ka thënë Basri Shabani nga Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajt.
Zjarri ende nuk është lokalizuar.