Turqia ndërton tre kapacitete të reja për 40 mijë refugjatë sirianë

Republika e Turqisë ndërton tre qendra të reja të refugjatëve në Hataj dhe Kahramanmaras të cilat do të kenë kapacitet për përkujdesjen e gjithsej 40 mijë refugjatëve sirianë.

Republika e Turqisë është duke ndërtuar tre qendra të reja të refugjatëve në Hataj dhe Kahramanmaras të cilat do të kenë kapacitet për përkujdesjen e gjithsej 40 mijë refugjatëve sirianë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Momentalisht jemi duke ndërtuar qendrat më të mëdha të përkohshme të akomodimit në botë. Ne e bëjmë këtë me qëllimin e sinqertë për të ndihmuar ata që kanë nevojë, dhe do të vazhdojmë ndërtimin e qendrave të reja”, tha presidenti i Zyrës së qeverisë për ndërtimin e objekteve të banimit (TOKI) Ergun Turan.

Artikulli paraprakLidhjet e Blerim Devollit shtrihen deri në Karaibe
Artikulli vijuesVendet e pasura me naftë vendosin për rritjen e prodhimit