Digjet një shtëpi dhe stallë e bagëtive në Broliq të Pejës

Një shtëpi banimi dhe një stallë e bagëtive në të cilën gjendeshin katër krerë lopë janë djegur të enjten në fshatin Broliq të komunës së Pejës.

Shtëpia dhe stalla janë përfshirë nga zjarri për shkaqe ende të panjohura.

Sipas policisë, përveç dëmeve materiale që dyshohet të jetë afër 10 mijë euro nuk raportohet për të lënduar.

Ndërkohë njësitet policore janë duke e hetuar rastin dhe këtë rast e kanë cilësuar si zjarrvënie./Insajderi/

Artikulli paraprakA e cenon sekularitetin mësimi i fesë në shkolla? Njihuni me praktikat e vendeve të BE-së për këtë çështje!
Artikulli vijuesMerkel procedon kërkesën e Erdoganit