Qyteti i Brukselit ishte goditur nga eksplodime këtë të Martë, ku mbetën 34 të mbytur dhe 170 të tjerë të lënduar. Askush nuk e morri përgjegjësinë për sulmin, por ky sulm erdhi menjëherë pas arrestimit të dyshuarit për masakrën e Parisit Salah Abdeslam ku ai ishte kapur në Molenbeek rrugë e Brukselit.
Hovi më i ri për të shpërfaqur në këtë dhunë ndaj Evropës ka marrë dhenë e shpërndarjes dhe në shumë rrjete të ndryshme sociale.
Para disa dite, para se të ndodhte kjo, sidoqoftë, nuk ndodhi një, por dy shpërthime të bombave që ju ndoshta nuk keni dëgjuar, që të dyja kanë ndodhur në Turqi.
Më 13 mars, një makinë bombë shpërtheu në kryeqytet në Ankara ku la së paku 37 të vrarë dhe mbi 100 të lënduar, sipas ministrisë së shëndetësisë. Të shtunën, një sulmues vetëvrasës i lidhur me ISIS-in, ka varë së paku 4 njerëz në një zonë të turistëve në Stamboll
Por njerëzit sot po pyesin, ku është shfaqja e solidaritetit për Ankaranë që ishte për Paris, dhe tani që është për Brukselin?
Ose, si tha një përdorues i Facebookt: “Ti ishe Charlie, ishe Paris. A do të jesh Ankara?
Në fakt, reagimi ndërkombëtar për Turqinë ka qenë i shushatur, sa që disa njerëz e ndien veten inferior.
Media dhe rrjetet sociale po marrin anë, për të mbuluar rastet e sulmeve terroriste që ndodhin në vendet e Perëndimit, duke i lënë në hije ngjarjet e njëjta që ndodhin tek Myslimanët ose në vendet në zhvillim. Një ditë para Parisit ku mbetën të vrarë 130 njerëz, 43 vdiqën në një sulm në Bejrut ku si ngjarje ishte fare e pambuluar. Në janar të 2015, 17 njerëz mbetën të vdekur në gazetën satirike Charlie Hebdo, ndërsa u lanë në hije 2000 të vrarë nga Boko Haram në Baga të Nigerisë.
Çekuilibri vazhdon të jetë në media është një fakt ky, shembulli i fundit në Turqi, tregon se kështu edhe do të vazhdon!/KohaIslame
JonLevine