Njoftohet se numri i të vdekurve nga sulmet vetëvrasëse të ndërmarra në tyrben e shiitëve në Selahaddin të Irakut është rritur në 50, ndërsa numri i të plagosurve në 65, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, mësohet se në 3 sulme vetëvrasëse të kryera në qarkun Beled të Selahaddin-it ku gjendet varri i Seyyid Muhammed-it, biri Ali el-Hadi i pranuar si imami i 10-të shiitëve, kanë humbur jetën 50 persona. Nga sulmet kanë humbur jetën edhe persona që kanë qenë aty për të vizituar tyrben, ndërsa 65 persona kanë mbetur të plagosur.
Pas kësaj ngjarje, kleriku shiit Mukteda es-Sad, forcat e milicisë së tij Seraya es-Selam (Brigadat e Paqes) i ka udhëzuar që të drejtohen në rajon për të garantuar sigurinë dhe paqen.