Dita e parë e Kurban Bajramit ditë jo pune në Maqedoni

Ministria e punës dhe politikës sociale informoi se dita e parë e Kurban Bajramit, me 24 shtator të vitit 2015 është ditë jo pune për besimtarët mysliman të Republikës së Maqedonisë. Njëherit nga kjo ministri u uruan festën e Kurban Bajramit duke uruar paqe, lumturi e stabilitet në familjet tuaja

Përndryshe, edhe në Arabinë Saudite përmes një njoftimi zyrtar sivjet dita e parë e Festës së Kurban Bajramit do të jetë me 24 shtator të vitit 2015.

Besimtarët mysliman viteve të kaluara kanë pasur probleme në përcaktimin e datës, ku një ditë më vonë ose më herët është caktuar në Saudi dhe në vendet tjera të botës.

Artikulli paraprakLëvizja BESA: Dyert janë të hapura për secilin
Artikulli vijuesPacienti maqedonas falenderon mjekun shqiptar, Ahmed Muhamedi