Patrullat rrugore të policisë të premten kanë pasur një ditë të nxënë në shqiptimin e tiketave të trafikut për shkak të kundërvajtjeve të vozitësve.
Statistikat e policisë tregojnë se gjatë ditës së djeshme, në tërë Kosovën janë shqiptuar 1021 tiketa trafiku, numër paksa i pazakontë në krahasime shifrat ditore të ofruara nga policia gjatë javës.
Një ditë më parë (të enjten), Policia kishte raportuar për 952 tiketa të shqiptuara, ndërsa të mërkurën ishin shqiptuar 688 tiketa trafiku.
Të martën janë shqiptuar 901 tiketa, ndërsa të hënën 763.kohaislame