Projektet e shumta të nisura dhe të lëna përgjysmë, projektet të tjera të mbaruara, shkatërruara dhe të rindërtuara nga fillimi dhe para të taksapaguesve të komunës së Deçanit, të hedhura në ajër në emër të projekteve që nuk janë përfunduar kurrë ose nuk kanë nisur kurrë, janë objekti i shqetësimit tonë si lëvizje, e cila përkrah frymën e drejtësisë dhe përkrah zërin dhe shqetësimet e qytetarëve, thuhet në një prononcim për opinion të VV nga Deçani.
Sipas “Vetëvendosjes”, objekt i qartë i abuzimeve dhe keqpërdorimit të parave të taksapaguesve, këtë herë është bërë qendra e qytetit, e cila po rindërtohet pa nevojë. Në këtë projekt, i cili i ka kushtuar taksapaguesve 14 200 € vetëm disa vite më parë, tashmë është shkatërruar, ku ka pasur edhe fontanën në qendër, për t’u rindërtuar një projekt i ri, ndoshta edhe më i shtrenjtë së i pari.
Po ashtu, në fshatin Isniq, me rreth 10 000 banorë, prishet ambulanca e fshatit, e cila ka një staf prej 12 personave të punësuar dhe i shërben fshatit me rrethinë. Ky projekt tashmë i shkatërruar, i cili ishte restauruar pak vite më parë, me rreth 80 000 €, ia ka lënë vendin projektit të ri të shtatores së heroit kombëtar Isa Boletini, me vlerë rreth 100 000 €. Ndërkohë që ambulanca është vendosur në një ambient privat me sipërfaqe rreth 20 m2.
VV-ja thotë se në projekte të tilla nuk është marrë parasysh mendimi i banorëve dhe më saktë ata nuk janë pyetur fare dhe kjo ju ka ardhur si një befasi.
“Situata e tillë kaotike e krijuar, lë të mendosh se drejtuesit komunalë të këtij vendi, janë një grup banditësh të organizuar që paranë e vjelë nga taksapaguesit po e trajtojnë si të ishte pronë e tyre. Ne jemi duke monitoruar dhe duke mbledhur fakte të mjaftueshme, me të cilat do të mund t’i çonim para drejtësisë këta njerëz që e kanë kthyer Deçanin si të ishte ish perëndimi i egër në Amerikën e shekullit 19”, thuhet në fund të reagimit të Lëvizjes Vetëvendosje nga Deçani./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Drenasi subvencionon familjet me mbi 7 fëmijë
Drenasi së shpejti pritet të bëhet me rregullore, e cila do të subvencionojë familjet që…
By
Redaksia
1 Min Read
Hann: Nga Kosova po iket për shkak të mjerimit
Komisari evropian për Politikë Fqinjësore dhe negociata për zgjerim, Johanes Hann ka hedhur poshtë pohimet…
By
Redaksia
1 Min Read
Kryeministri evitoi dhunën – Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Analisti politik në Kosovë, Halil Matoshi, i tha Radios Evropa e Lirë, se kryeministri Mustafa…
By
Redaksia
3 Min Read
Lunacek : Pranimi i Kosovës në UEFA është një hap drejt fundit të izolimit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunacek, lidhur me pranimin e Kosovës në UEFA,…
By
Redaksia
1 Min Read
Spitalet “e infektuara” të Kosovës
Rreth 60 për qind e pacientëve në Kosovë, apo çdo i dyti nga tre pacientë,…
By
Redaksia
5 Min Read
Mbi 25 mijë euro për llaptopë
Brenda tre muajve nga dy tre tenderë për llaptopë. Kështu kanë vepruar Ministria e Zhvillimit…
By
Redaksia
3 Min Read
