DITË E PËRGJAKSHME NË EGJIPT (Vriten 9 protestues, plagosen mbi 100)

Përgjaken protestat kundër udhëheqjes ushtarake në Egjipt. Nga zjarri i hapur nga një grup i armatosur ndaj protestuesve të vendosur para Ministrisë së Mbrojtjes janë vrarë 9 persona dhe u plagosën më shumë se 100 të tjerë.

Protestuesit e vendosur nga dita e shtunë para godinës së Ministrisë së Mbrojtjes kërkonin që udhëheqja ushtarake ta transferojë udhëheqjen e vendit tek civilët dhe që Këshilli i Lartë Zgjedhor të anuloj vendimin për refuzimin e kandidaturës për president të Salih Ebu Ismailit.

Njoftohet se pas zjarrit të hapur nga ana e sulmuesve të panjohur në vend të ngjarjes u dërguan një numër i madh i autoambulancave.

Mbretëron shqetësimi se ky zhvillim që u jetua tre javë para turit të parë të zgjedhjeve presidencialen në Kajro do të rrisë tensionimin edhe më shumë.

Artikulli paraprakTË PAKTËN 20 USHTARË TË ESADIT U VRANË NË QYTETIN HALEP TË SIRISË
Artikulli vijuesDhuruesit e organeve tani gjenden edhe në Facebook