Egjipt: Namazi i Bajramit në Sheshin Tahrir

Një udhëheqës i Aleancës Kombëtare për Mbrojtjen e Legjitimitetit, blloku kryesor në mbështetje të presidentit legjitim Muhamed Mursi, bëri thirrje për të falur namazin e Bajramit në Sheshin Tahrir të Kajros.

“Thirrja synon festimin e Bajramit si dhe mposhtjen e udhëheqësve të grushtit të shtetit”, tha Mahmud Fat’hi, lideri i Partisë Fadilah, për agjencinë Anadolu.
Ai tha se lutjet e Bajramit në sheshin Tahrir do të tregojnë se sheshi është i qytetarëve dhe se nuk do të lejojnë udhëheqësit e grushtit të shtetit që ta kontrollojnë atë.
Sheshi Tahrir ishte epiqendra e protestave masive që rrëzuan regjimin e Mubarakut në vitin 2011, por edhe sheshi i komploteve që rrëzuan presidentin legjitim Muhamed Mursi. /mszh/kohaislame

Artikulli paraprakBMW prezanton kabrioletin nga Serie 4
Artikulli vijuesHaxhilerët vërshojnë drejt Mina-së