Gjatë sulmit të sotëm në mëngjes nga ana e pjesëtarëve të organizatës terroriste të PKK-së në vendin Sur, provincë turke e Diyarbakirit, u shkaktua shpërthimi i zjarrit në Xhaminë e Fatih Pashës, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo xhami është ndërtesa e parë historike në këtë qytet e ndërtuar në periudhën e Perandorisë Osmane.
Dyshohet se terroristët kanë hedhur një mjet shpërthyes i cili shkaktoi zjarrin. Pasi policia dhe ekipet zjarrfikëse mbërritën në vendin e ngjarjes, terroristët hapën zjarr ndaj tyre. Për shkak të përleshjeve, zjarri nuk u shua me kohë por u përhap, ku është shkaktuar dëm i madh material në pjesën më të madhe të xhamisë.
Xhaminë, të cilën e sulmuan terroristët, e ka ndërtuar Mehmet Pasha mes viteve 1516 dhe 1520. Për shkak se kupola e saj është e mbuluar me plumb, quhet Kurshumlian.
Terroristët edhe më herët kanë sulmuar këtë xhami. Në këtë sulm me armë zjarri u dëmtuan dera, muri dhe dritaret e xhamisë, ndërsa ndërroi jetë edhe polici Mustafa Katirli.
Kjo nuk është faltorja e vetme që kanë sulmuar terroristët. Objekt sulmi janë edhe xhamitë tjera si dhe disa kisha./aa/