Djali i “Indiana Jones”, konvertohet në Islam dhe i bashkohet ISIS-it

Djali i një regjisori të famshëm britanik është konvertuar në islam për t’u bërë luftëtar i al-Qaedas në Siri, njofton MailOnline. 26-vjeçari, Lucas Kinney është bërë figurë eminente e xhihadistëve pas shfaqjes nëpër video online, në të cilat inkurajon rekrutët e rinj për t’iu bashkuar grupit.

Babai i tij 59-vjeçar, Patrick kishte punuar me Steven Spielberg në filma të ndryshëm përfshirë këtu edhe filmin e famshëm “Indiana Jones dhe Kryqëzata e Fundit”.

“Pas shkollës së mesme ai shkoi në Universitetin Leeds, por e la vetëm pas një viti. Ai luajti nëpër disa banda roku dhe pastaj shkoi për të jetuar me babanë e tij në Vjenë. Aty besohet se është radikalizuar”, u shpreh nëna Deborah Philips, transmeton Javanews. Shumica e xhihadistëve britanikë që luftojnë në Siri janë myslimanë.

Ky është rasti i parë që një britanik i krishterë kthehet në islam. Identiteti i tij u bë i njohur vetëm pak ditë më parë.

Artikulli paraprakVazhdon dhuna izraelite
Artikulli vijuesPartia anti emigrantëve pritet të fitoj zgjedhjet në Zvicër