Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha thirret në prokurori të Tiranës

Ish kryeministri Sali Berisha dhe djali i tij Shkelzen, gjate ceremonise se promovimit te librit te Dasara Malltezit me titull Guide per lenden e Letersise, ne ambientet e Universitetit Europian te Tiranes, UET.

Prokuroria e Tiranës ka lëshuar një fletëthirrje për Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Burime pranë organit të akuzës konfirmojnë ekskluzivisht për Report Tv, fletëthirrjen e Prokurorisë dhe pohojnë se Shkëlzen Berisha do pyetet për çështjen “CEZ”. Gjithashtu fletëthirrje ka edhe për Nuel Kalajn, i njohur ndryshe si sekseri i negocimit të marrëveshjes për privatizimin e OSSH te shoqëria çeke “CEZ”.

Shkëlzen Berisha u thërrit tre herë nga komisioni hetimor parlamentar për skandalin “CEZ”, por në të treja prezencat përpara këtij komisioni ai nuk iu përgjigj pyetjeve të deputetëve, duke refuzuar të bëjë edhe betimin.

Artikulli paraprakCavusoglu: Besimi me SHBA-në është prishur
Artikulli vijuesKoreja e Veriut lëshon “bombën”e radhës: bën thirrje për bashkim me Korenë e Jugut