Koreja e Veriut lëshon “bombën”e radhës: bën thirrje për bashkim me Korenë e Jugut

Koreja e Veriut dërgoi një njoftim të rrallë për “të gjithë koreanët brenda dhe jashtë vendit”, duke thënë se ata duhet të bëjnë një “hap të madh” drejt bashkimit pa ndihmën e vendeve të tjera, njofton media shtetërore në vend.

Njoftimi, i lëshuar pas një takimi të përbashkët të qeverisë dhe partive politike, shtoi se koreanët duhet të bëjnë një përpjekje energjike për të zbutur tensionin akut ushtarak dhe për të krijuar një klimë paqësore në gadishullin Korean.

Tensioni ushtarak në gadishullin Korean ishte një “pengesë fundamentale” për përmirësimin e marrëdhënieve dhe bashkimit ndër-korean, tha agjensia zyrtare e lajmeve e Veriut.

Ai shtoi se stërvitjet e përbashkëta ushtarake me “forcat e jashtme” kanë treguar të jenë të padobishme për zhvillimin e marrëdhënieve midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut.

Koreja e Veriut nuk dha detaje arsyen pse u mbajt takimi, por deklarata tha se kishte për qëllim të mbështeste vërejtjet e liderit Kim Jong-un në lidhje me unifikimin nga adresimi i tij i bërë me rastin e Vitit të ri.

Ai tha se ky vit është i rëndësishëm si për Korenë e Veriut ashtu edhe për Korenë e Jugut, pasi është 70 vjetori i themelimit të Koresë së Veriut, ndërsa Koreja e Jugut do të presë Olimpiadën Dimërore muajin e ardhshëm.

Artikulli paraprakDjali i ish-kryeministrit Sali Berisha thirret në prokurori të Tiranës
Artikulli vijuesCIA gjen një nëndetëse me të cilën Pablo Escobar transportonte kokainën