Djemtë e dëshmorit nga Kosova kryetemë në Austri, i ndihmojnë refugjatët duke i punësuar (Video)

Televizioni më i madh austriak, ORF, ka realizuar një reportash të jashtëzakonshëm, ku kanë trajtuar temën e punësimit të refugjatëve. Dhe, në këtë reportazh spikasin dy vëllezërit shqiptarë nga Kosova, Adri dhe Nuri Bugari, të cilët kanë punësuar refugjatë nga Afganistani në bizneset që ata zotërojnë.

Dikur u larguan nga Kosova, njëri 9 dhe tjetri 13 vjeçar. Ata janë djemt e dëshmorit që ra në radhët e UÇK-së, Avdullah Bugarit, Por, pavarësisht vështirësive dhe vuajtjeve, ata nuk u ndalën në rrugën drejt suksesit të tyre individual pa ndihmën e askujt, raporton televisioni austriak ORF, transmeton Telegrafi.

Tash, ata udhëheqin bizneset e tyre, Nuri i cili ka servisin e tij të veturave Auto Nuri dhe vëllai i tij Adri Bugari, që udhëheq biznesin e tij për ngjyrosjen dhe riparimi ne karoserive të automjeteve.

ORF në reportazhin e realizuar në kuadër të emisionti ORF Thema trajton problematikën e punësimit të refugjatëve, ku pritet që 30 mijë refugjatë të tjerë t’i shtohen 400 mijë të pa punëve të tjerë në Austri.

Por, siç thuhet në këtë reportazh problem për këtë zgjidhje ka, dhe shembull për këtë ata kanë marrë vëllezërit shqiptarë Adri dhe Nuri Bugarin.

Ata kanë punësuar dy refugjatë nga afganistani, dhe njëri prej tyre, Reza Tadschik, tregon për natyrën e punës me vëllezërit që vijnë nga Rahoveci i Kosovës.

“Jam ambientuar mirë në këtë punë. Më parë kam punuar edhe në Afganistan, por këtu po mësoj ende. Pse jam larguar nga vendi im? Jam larguar sepse i urrej lutërat. Kam frikë prej tyre…”, shprehet 29 vjeçari nga Afganistani.

Nga ana tjetër ai që edhe e punësoi, shqiptari që dikur vet ishte refugjat, Adri Bugari, i cili shihet në video teksa ndërron një xham të një veture, tregon arsyen pse punësoi pikërisht një refugjat nga afganistani.

“Ata së pari po marrin përvojë. Por, ne kemi nevojë për njerëz të mirë, njerëz të fortë dhe të mirë, të cilët do të na ndihmonin dhe të cilët do të mund të përmirësonin jetën e tyre”, theksoi Adri.

Nga ana tjetër vëllai i tij Nuri, i cili po ashtu punësoi një refugjat nga Afganistani, tregon se pse të gjithë duhet të bëjnë një gjë të tillë.

“Edhe ne kemi qenë dikur refugjatë. Kemi ikur nga Kosova kur kemi qenë fare të vegjël. Babain tonë e vranë në luftë, ai është dëshmor. Por, ne u larguam drejt Austrisë me shumë sakrifica dhe vuajtje. Ne e dimë se në çfarë situate janë këta njerëz, andaj edhe po u ndihmojmë”, shton Nuri, pronar i Auto Nuri.

Më tej në këtë reportash televizioni më i madh austriak ORF shton se vëllezërit nga Kosova, djemt e dëshmorit Avdullah Bugari, kanë ndërtuar bizneset e tyre pa ndihmën e askujt dhe pa marrë asnjë kredi – duke e konsideruar punësimin e refugjatëve si një gjest jashtëzakonisht të mirë.

 

 

https://www.youtube.com/watch?v=aEChxVkVP84

Artikulli paraprakKosovë: Foshnja e vrarë në mbeturina..
Artikulli vijuesSuedia kthen kontrollet në kufi për migrantët