“Do të hetohet si dhe ç’ka është ndërtuar në projektin ‘Shkupi 2014′”

“Komuna Qendër po bën revizion komplet dhe kontrolle në disa objekte dhe përmendore nga projekti “Shkupi 2014”, para se gjithash “Nënë Tereza”, “Shtëpia e qytetit” së bashku me objektin që ndërtohet, urën “Syri”, ndërsa për “Andon Qoseto” kontrollohet nëse ka leje për ndërtim”, deklaroi sot kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogranoviq.

Ai theksoi se kontrollet po bëhen në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Prokurorinë Speciale dhe Prokurorinë Themelore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai paralajmëroi edhe hapjen e procedurave për ndërtimet pa leje dhe zbatimin e rendit në urbanizëm./

Artikulli paraprakBorisov: Korridori 8 është prioritet i Bullgarisë në rajon
Artikulli vijuesShtyhet seanca për “Sopotin”