Në Londër mbahet protestë kundër ndalimit të burkinit në Francë

Në kryeqytetin e Britanisë, Londër, është mbajtur një protestë ku kundërshtohet ndalesa e burkinit në Francë. Në protestën e organizuar nga organizata “Qëndro Kundër Racizmit” kanë dhënë mbështetje gratë të cilat janë mbledhur para ambasadës franceze në Londër, raporton Anadolu Agency (AA).

Në protestë krahas ndalimit të burkinit në Francë është tërhequr vëmendja edhe tek racizmi dhe islamofobia.

Protestuesit të cilët e kanë përkufizuar si “zbatim islamofobik” ndalesën e shumëdiskutuar në Francë kanë theksuar se në jetën e përditshme përjetohet edhe racizëm ku muslimanët që jetojnë në Francë me diskutimet e fundit përballen çdo ditë me racizmin dhe islamofobinë.

Pjesëmarrësit në protestën kanë brohoritur me sloganet “shpreheni hapur, me zë të lartë që muslimanët duhet të jetojnë me frikë”, “mjaft islamofobisë”, “ndaloni ligjin racist të Hollandesë”, “trupat tanë, e drejtë e jona”. Gjithashtu kanë mbajtur në duar pankarta me mbishkrimet “Luftë kundër racizmit dhe islamofobisë”, “mbroni të drejtat preferuese të grave”, “mbroni të drejtat themelore” dhe “ndalesa e burkinit raciste”.

Shumë bashki në Francë që nga fillimi i muajit kishin vendosur ndalimin e veshjes së burkinit në bregdet me arsyetimin se “mund të shkaktojë shqetësime në komunitet”. Pamjet në qytetin Nice të Francës ku policia me armë në kuadër të këtij zbatimi detyronte një grua të hiqte burkinin shkaktoi reagime me përmasa ndërkombëtare.

Kujtojmë se dje Gjykata e Lartë Administrative në Francë ka pezulluar vendimin për ndalesën e mbajtjes së burkinit në plazhet e disa vendpushimeve në këtë vend.

Artikulli paraprakHixhabi pjesë zyrtare e uniformës policore në Turqi
Artikulli vijuesHeronjtë e paqes – HELMETAT E BARDHA