Do tiu bie në mend një ditë kjo qe po ju them.

Përkushtim:

Secilit që dëshiron mirësi dhe udhëzim.Secilit që i frikohet poshtërimit dhe nënçmimit. Të gjithë juve, ju themi me zë që nxjerr përmallim dhe dhembje.

Kjo është anija e Muhammedit a.s., që lundron mes valëve, thellë në errësirë, ku ka depërtuar drita dhe ua ka ndriçuar rrugën të humburve që t’i shohin shenjat në rrugë. Prandaj, vëlla i dashur, le të jetë për ty përkujtim dhe këshillë, dhe këto janë disa çaste për ata që dëshirojnë të shpëtojnë.
Falënderimi i takon All-llahut [subhanehu ve teala], i Cili i porositi robërit e tij me devotshmëri, dhe i premtoi me xhennete ata të cilët i frikohen, ruhen dhe që shpresojnë në xhennetet e Tij… I qortoi dhe i frikoi me kërcënime dhe zjarr ata që bëjnë mëkate dhe e kundërshtojnë urdhrin e Tij, i Cili thotë:

“Dhe se kjo është rruga (feja) më e drejtë (që e caktova për ju) pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e tju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju ashtu që të ruheni.” (El-En’am: 153)

Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi Pejgamberin më të dashur a.s. i cili tha: “Me të vërtetë zemrat e bijve të Ademit janë mes dy gishtave prej gishtave të Mëshiruesit, të cilat i rrotullon ashtu siç don Ai. Pastaj tha: O All-llahu im që lirisht disponon dhe drejton zemrat, drejtoi zemrat tona kah nënshtrimi ndaj Teje.”

Ju përshëndes me përshëndetjen islame Es-Selamu alejkum ve rahmetull-llahi ve
berekatuhu!

Vëllezër të dashur, ua shkruaj këto fjalë me gjuhë të lirë duke thënë:
O Zoti im, mos më dëno se unë e pranoj atë që ishte prej meje, sa ka prej turpeve të mia në tokë, e ti ndaj meje je që vlerëson dhe dhuron. Kur mendoj për pendimin ndaj mëkateve i kafshoj gishtat dhe kërcëlloj dhëmbët, dhe nuk kam tjetër zgjedhje pos shpresën time, faljen tënde nëse më fal dhe mendimin tim të mire, njerëzit mendojnë për mua se jam i miri, porse unë jam më i keqi nëse nuk më fal Ti. Lus All-llahun xh.sh. të na i falë mëkatet dhe të na i mbulojë të metat, si dhe të na i merr shpirtrat duke qenë i kënaqur me ne.

Ju përkujtoj thënien e Muhammedit: “Shpërndani dhurata ashtu që të duheni.” Dhurata më e mirë që jep vëllai për vëllain e vet për hir të All-llahut është këshilla, që të jetë për të furnizim, pajisje në dunja dhe deponim në ahiret, dhe shëmbëlltyra jonë më e lartë është i Dërguari i All-llahut. Transmetohet nga Muadh Ibën Xhebeli r.a. se Muhammedi a.s. e ka marrë për dore dhe i ka thënë: “O Muadh, për All-llahun unë të dua, pastaj ka thënë: Unë o Muadh të porosis që assesi në fund të namazit mos të lësh pa thënë: All-llahumme, einni ala dhikrike, ve shukrike, ve husni ibadetik. – O Allahu im! Më forco dhe më bën të fortë në përmendjen Tënde, në falënderimin Tënd dhe në bukurinë e ibadetit Tënd.”

O ti njeri që dëshiron shpëtimin e tij, lexo thënien e këshilluesit që ndihmon. Ke kujdes fjalët e mia, dëgjo kujdesshëm dhe thellohu me zemrën tënde duke ndier fjalën e All-llahut xh.sh.: “Të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra për të gjithë këto ka përgjegjësi.” (El-Isra: 36)

O vëlla, o dashamir i kësaj feje, a je ulur një ditë pranë librit të All-llahut?
A je ulur pranë librit, me të cilin nëse pastrohen zemrat tona me të, kurrë nuk do të ngopeshin nga mësimet e tij?!! Libër me të cilën do të vijë si ndërmjetësues në Ditën e Gjykimit për të zotët e vet.
Libër në të cilën ka në të shërim dhe mëshirë për besimtarët!!
Libër me të cilin u hap zemra e Resulull-llahut dhe zemrat e shokëve të tij dhe të atyre që patën frikë All-llahun!
A je ulur një ditë të lexosh jo vetëm me sy dhe me gojë por edhe me zemër!?
A i ke shikuar me vëmendje mrekullitë që janë në të!? A je thelluar në studimin e ajeteve!?
A je kënaqur me recitimet e tij!? A e kanë rrahur zemrën tënde trokitjet e tij! Mendoj se do të thuash po… Këto janë shpresat e tua në të…, është përmendje e domosdoshme për ne dhe askush nuk është i pavarur prej saj.

Vëllai im, eja me mua që të lexojmë disa ajete nga ky libër dhe të shohim se shpirtrat tanë kanë nevojë të madhe për të punuar me të. Eja që të ndalemi në disa raste dhe të kërkojmë në të rrugën e shpëtimit… Kam bindje se bujaria jote e natyrshme nuk do ta refuzojë e mos të flasim për shpirtmirësinë tënde.

A ka kush që i përvesh krahët?

I është thënë Hasan Basriut: “O Eba Said, çka të bëjmë ne? I shoqërojmë disa njerëz të cilët na bëjnë që të frikohemi sa që zemrat tona na fluturojnë. Tha: Vall-llahi, nëse shoqërohesh me ata njerëz që të frikojnë derisa ta arrishë sigurimin, është më mirë sesa të shoqërosh popuj të cilët të sigurojnë derisa ta arrishë frikën.”

Tani takohemi me një ajet madhështor që në zemrën e lexuesit fut frikën, por kush përgatitet për atë shpëton me lejen e All-llahut xh.sh. Ajeti i cili po qe se i zbriste kodrave, ato do të copëtoheshin. Ajet të cilin sa herë që e kanë dëgjuar veshët, ato kanë heshtur. Ajet të cilin sa herë që ekanë lexuar sytë kanë qarë. Sa herë që kanë medituar zemrat, ato janë frikësuar. Ajet në të cilin sa herë që është thelluar i pakujdesshmi është penduar. Sa here që ka medituar ai i cili ia ka kthyer shpinën All-llahut është drejtuar tek All-llahu i tij dhe është penduar. Ajet ku tregohet për një udhëtim… për çfarë udhëtimi… Ah mjer për atë udhëtim… Ai udhëtim është për të cilin All-llahu [subhanehu ve teala] ka thënë: “Secili njeri do ta shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kijametit, e kush i shmanget zjarrit e futet në Xhennet, ai ka arritur shpëtimin, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.” (Ali Imran:185)
Po, vëllai im, ai është udhëtimi yt për në botën tjetër, është një udhëtim për të cilin e lusim All-llahun që të jetë përfundimi i tij Xhenneti e jo Xhehennemi. Për këtë udhëtim të madh i Dërguari a.s. thotë: “Sikur të dinin atë që di unë, do të kishit qeshur pak dhe do të qanit shumë.”

Betohem në Atë, që nuk ka Zot të adhuruar pos Tij, sikur të dinim realitetin e kësaj jete dhe vështirësitë e saj, varrin dhe errësirën, Ditën e Gjykimit dhe tmerret e saj… Sirati dhe rrëshqitja mbi të, pastaj të mendojmë Xhennetin dhe begatitë e tij… zjarrin dhe ndezjet e tij do të kishte ndryshuar gjendja jonë. Por ne kemi harruar apo shtiremi se kemi harruar këtë udhëtim… Por jemi dhënë pas kësaj bote e cila nuk peshon tek All-llahu xh.sh. sa fleta e mushkonjës. Disa prej selefus-salih kanë thënë: “është pyetur dikush nga ne: A dëshiron të vdesësh? Tha: Jo. Ata i thanë: Përse? Ky tha: Derisa të pendohem e të veproj punë të mira. Atij i është thënë: Puno. Tha: Pastaj do të punoj, vazhdon të thotë: Pastaj do të punoj derisa të vijë vdekja duke mos u penduar e të veproj vepra të mira. Unë jam i bindur se ti nuk dëshiron që të jetë përfundimi yt kështu…

Përkujto vëllai i dashur gjendjen tënde kur do të ankohesh prej agonisë së vdekjes në të cilën është ankuar krijesa më e dashur tek All-llahu xh.sh., Muhammedi a.s., i cili thoshte para vdekjes:”La ilahe il-la ll-llah, me të vërtetë vdekja e ka agoninë e saj.”

Paramendo veten tënde o ti i mjerë, se e ke vdekjen në prag të derës. Meleku I vdekjes qëndron mbi kokën tënde. E gjoksi yt kur të bënë gargara. Edhe shpirti po ashtu. Gjuha jote të është trashur. Të janë dorëzuar gjymtyrët… sytë të shtangen (të mbesin të hapura)… të mbyllet dera e pendimit për ty… Të djersitet balli. Atyre që janë rreth teje u shtohet të qajturit, e ti rënkon, kurse ti je në një vështirësi të madhe, s’ka kurrfarë shpëtimi dhe ikje, shikoje këtë çështje të madhe pas çdo kënaqësie dhe mirësie, dhe është kryer me ty caktimi (kaderi)…Pastaj ngritet shpirti yt në qiell… Ah, për atë të lumturin apo për të dëshpëruarin: “Përse pra, kur arrin shpirti në fyt, E ju në atë moment shikoni (se ç’po ngjet), E ne jemi më afër tek ai se ju, po ju nuk shihni, Dhe përse nëse nuk jeni përgjegjës (për vepra), (Përse) nuk e ktheni atë (shpirtin të mos dalë), E nëse (ai i vdekuri) është prej të afërmëve (të Zotit), Ai ka (te Zoti) kënaqësi, furnizim të mirë dhe Xhennet të begatshëm, Po në qoftë se është nga të djathtët? Pra, ty të qoftë selam prej të djathtëve (i thuhet), E në qoftë se është prej gënjeshtarëve të humbur, Mirëseardhja e tyre është pritje me ujë valë. Dhe djegje nga zjarri i Xhehennemit, E s’ka dyshim se kjo është ajo e vërteta e sigurtë, Pra ti lartëso Zotin tënd të madhëruar.” (El-Vakia: 83-96)

Një ditë Harun Rashidi ka përgatitur ushqim, ka stolisur mexhlisin e tij dhe e ka ftuar Ebu Atijen të cilit i ka thënë: “Na përshkruaj neve atë që kemi prej mirësisë së kësaj bote? Është përgjigjur:

Jeto sa të duash i shëndoshë nën hijen e pallatit të lartë. Rashidi tha: Bukur, pastaj? Nxitojnë kah ti me gjëra që i dëshiron në mëngjes dhe në mbrëmje. Tha: Shumë mirë, pastaj çka? Kur shpirtrat bëjnë gargara nën hijen e dridhjes së gjoksit. Atëherë do të jeshë i bindur se nuk ishte tjetër vetëm se mashtrim.
Filloi të qajë Harun Rashidi, e një njeri nga ata që ishin të pranishëm i tha Ebu Atijes të dërgoj emiri i besimtarëve që ta gëzosh, ndërsa ti e pikëllove. Rashidi tha: Lëre atë se ai pasi që na ka parë në këtë gjendje na ka tërhequr vërejtjen.
Po, vëlla, të mjafton vdekja si këshillë, mjafton vdekja të jetë plagë (lëndim) për zemrat, shkaktar për të bërë sytë me lotë… Ndarje prej shoqërisë…shkatërruesin e kënaqësive… Vdekja… ndërprerës i dëshirave.

O ti i mashtruar nga kjo botë! O ti që ia ktheve shpinën All-llahut! O ti i pakujdesshëm ndaj urdhrave të Zotit tënd! O ti që çdo herë që të këshillonin këshilluesit, të pengonte epshi dhe dëfrimi yt nga pranimi I këshillës! O ti që je dhënë pas epsheve dhe që të mashtron shpresa e gjatë, a ke menduar në këto çaste nëse mbetesh, në atë që je? A e din se çka do të ndodhë me ty në çastin e vdekjes, me bindshmëri do të thuash në vete La ilahe il-lall-llah, jo o vëlla, nëse mbetesh me devijimin, gafletin dhe refuzimin tënd në çast të vdekjes nuk mund që ta thuash këtë fjalë, por do të shpresosh që të kthehesh në dunja:”E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja ai thotë: O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e të kompenzoj atë që e leshova! Kursesi (kthim nuk ka) e kjoështë vetëm fjalë që e thotë ai.” (El-Mu’minun: 99-100)

Përse e thotë këtë fjalë pas përfundimit të jetës. Vëllai im, a e di se kur do të vdesësh? E ku do të vdesësh? Jo, vall-llahi! Me të vërtetë ti nuk e di këtë, pra, përse e vonon pendimin dhe e len për ditët tjera. Lexoe këtë ngjarje ndoshta do të këshillohesh. Më ka treguar një njeri këtë ngjarje, për të cilin shpresoj se është nga të sinqertit, një i ri i cili i ndodhi një rast tragjedik dhe shpejtoi një polic nga ai te vetura e tij që ta kërkon atë dhe e pa të riun se po i afrohet vdekja, dëgjoi nga ai duke gargaruar, ndërsa ky i tha atij: Thuaj:La ilahe il-lall-llah, e i riu e ngriti gishtin tregues në qiell dhe tha: La ilahe il-lall-llah, pastaj u nda nga kjo botë, pasi që është larë i vdekuri dhe i është falur namazi, ky polic shkoi te shtëpia e familjes së të riut, që të lajmërojë se biri i tyre ka thënë shehadetin para se të vdes, e iu afrua atyre dhe u tha: “Ju përgëzoj se biri i juaj ka thënë shehadetin para se të vdes, familja e të riut, i thanë policit: ne të përgëzojmë ty se biri ynë është penduar dy javë para ngjarjes.”

“Pendimi i pranueshëm te All-llahu është vetëm ai i atyre që e bëjnë të keqen në mos dije e pastaj shpejt pendohen, të tillëve All-llahu ja pranon pendimin, se All-llahu është më i Dijshmi më i Urti. Nuk është pendimi (i pranueshëm) I atyre që vazhdimisht bëjnë pune të këqija dhe vetëm atëherë kur t’i vjen vdekja ndonjërit prej tyre, të thotë:Unë tash u pendova!” (En-Nisa: 17-18)

Po vëllai im: “Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetë (i zbulohet çështja e Ahiretit).” (Kaf: 19)

Paramendo pas tërë kësaj, ndërsa je duke hyrë në varreza i mbajtur mbi kraharorët e njerëzve pasi që ishe vetë ai i cili i mbaje dhe i vizitoje të vdekurit. Ah, sikur ta dije çka ndodhë me xhenazen tënde, a do të thuash shpejtoni, shpejtoni, apo do të thuash: o mjer për mua ku do të shkoni me atë, pastaj do të zbresin në varrin tënd me të dashurit tu, me të afërmit. Të vendosin në shtresën e tokës, i renditin dërrasat në varrin tënd, ndërpritet arritja e dritës te ti, pastaj fillojnë e hedhin dhé mbi varrin tënd… Thotë njëri prej tyre: kërkoni falje për vëllain tënd, kërkoni që ta përforcojë All-llahu xh.sh., sepse ai tash pyetet. Pastaj shkojnë e të lënë ty, po, të lënë ty të vetëm në atë errësirë të tmershme, mbi ty dhe nën ty dhé, dhe në të djathtën dhe në të majtën tënde dhé, dhe pastaj të kthehet shpirti yt në trup, të vijnë dy melekë të zinj dhe të kaltër, njëri quhet Munker e tjetri Nekir, të ulin dhe të qortojnë, të pyesin: Kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Kush është pejgamberi yt? Me çka dëshiron të përgjigjesh?

Nëse ke qenë gjatë jetës tënde i penduar, i sinqertë, besimtar, All-llahu do të përforcojë në atë moment: “All-llahu forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër…” (Ibrahim: 27)

Do të thuash: Zoti im është All-llahu, feja ime është Islami dhe pejgamberi im është Muhammedi a.s., thëret një thirrës nga qielli dhe thotë: të vërtetën e tha robi im, shtroni atij shtroje prej Xhenneti dhe visheni atë me tesha prej Xhenneti, hapjani ati një derë për në Xhennet, e të vjen ty një erë e këndshme dhe të zgjerohet varri sa largësia e të pamurit, paraqitet një njeri me fytyrë të bukur, tesha të bukura dhe erë të mirë, i cili thotë: gëzohu për atë që të gëzon, gëzohu për kënaqësinë e All-llahut dhe Xhennetit me begati të përheshme, kjo është dita që të premtohej, i thotë ky atij. Edhe ti, u gëzofsh gjithmonë, kush je ti? Fytyra jote është e atij që vjen me hajr, i thotë: unë jam puna jote e mirë, betohem në All-llahun, unë nuk të njohë ndryshe përveçse të shpejtë në bindjen ndaj All-llahut dhe të ngadalshëm në mosbindjen ndaj Tij, All-llahu të shpërbleftë me të mira! Pastaj i hapet një derë nga Xhenneti dhe një nga Xhehennemi dhe i thuhet ky do të ishte vendi yt (në Xhehennem) po të mos e respektoje All-llahun, All-llahu të nderoi me këtë (vend të Xhennetit), e kur ai sheh se çka ka në Xhennet thotë: O Zoti im, shpejtoje, shpejtoje ndodhinë e Kijametit. Ah, sa lumturi e sa gëzim për ty, o sa shpëtim i mirë për ty.

Nëse është robi – All-llahu na mbroftë – i cili e ka lënë fenë e tij pas shpine, lënës i namazit që tallet me robërit e devotshëm, që bën vepra të këqija dhe vdes në këtë gjendje, a e din se me çka do t’u përgjigjet melekëve kur do të pyetet se kush është Zoti yt? Cila është feja jote? Kush është pejgamberi yt? Do të thotë: ah, ah, nuk e di! Kemi dëgjuar disa duke thënë një gjë të tillë, dhe thoja: thëret një thirrës nga qielli: gënjeve, shtrojani atij një shtrojë nga zjarri dhe hapjani atij një derë për në zjarr, nga nxehtësia dhe flaka I ngushtohet varri derisa edhe i mbështillen edhe pjesët e trupit të tij, atëherë i paraqitet një njeri me fytyrë të keqe me rroba të ndyta dhe erë të keqe e I thotë gëzohu për atë që të shqetëson. Kjo është dita jote që të premtohej. I thotë ai: kush je ti? Zoti të gëzoftë me sherr! Fytyra jote është e atij që vjen me sherr. I thotë: unë jam puna jote e keqe, betohem në Zotin se ti çdoherë ishe i ngadalshëm në respektin ndaj All-llahut dhe i ngutshëm në mosbindjen ndaj Tij, All-llahu të shpërbleftë me sherr. Pastaj All-llahu ia dërgon atij një të verbër dhe shurdhmemec i cili mban në dorën e tij një shufër, sikur me të t’I bijë malit do ta bënte pluhur, me të njëjtin i bie atij dhe e bën pluhur, pastaj All-llahu e kthen ashtu siç është më parë dhe i bjen atij edhe njëherë me ç’rast lëshon një britmë të cilën e dëgjon çdo gjë përveç dy grupeve (njerëzit dhe xhinnët), pastaj i hapet atij një derë për në zjarr dhe i shtrohet atij shtrojë nga zjarri, e ai thotë: o Zot, mos e bën Kijametin.

Një ditë doli Ali Ibën Ebu Talibi [radijall-llahu anhu] me disa shokë të tij në varreza, pasi që i përshëndeti banorët e tij tha: “O ju banorë të varrezave, na lajmëroni neve apo ne t’ju tregojmë, sa na përket neve, pasuria është shpërndarë, gratë janë martuar dhe shtëpitë të banuara nga tjetër kush”, pastaj heshti pak iu drejtua shokëve të vet duke thënë: po qe se u jepet rasti të flasin do të thoshin: “Edhe përgatituni me furnizim (për rrugë) e furnizimi më I mirë është devotshmëria …”(El-Bekare:197)

O ti, i cili do të jeshë nesër prej banorëve të varrit, kush të mashtroi ty për dunjanë, a e di se ti do të mbetesh për dunja apo ajo për ty? Ku është ajo shtëpi e gjerë? Ku është ajo veshje e bukur? Ku është ai misk dhe parfum i yt? Ku janë shërbëtorët e tu? Ku është ajo fytyra jote e bukur? Ku është lëkura jote e hollë? Ku është trupi yt i mirë? E si do të jetë me ty pas tre netëve kur do të varrosin, të kaplojnë brengat dhe përhapen rreth teje krimbat, kur do të shkyhet qefini, largohen ngjyrat, e kur të hahet mishi, e kur të bëhen eshtrat pluhur, kur do të copëtohet trupi.

U ndal Hasan Basriu pranë një varri dhe shikoi në të një kohë të shkurtër, pastaj iu drejtua njërit prej njerëzve duke i thënë: “Çka do të vepronte nëse dilte prej varrit? Tha: Do të pendohej dhe do ta përmendte All-llahun. Atëherë, Hasan Basriu tha nëse ai kishte për ta vepruar këtë, atëherë bëhu ti ai.”

Shiko në veten tënde çka ke përgatitur, ashtu që varri yt të jetë një kopsht prej kopshteve të Xhennetit. Vëllai im, si do të jetë gjendja jote: “Ditën kur thëret thirësi prej një vend të afërm ditën kur e dëgjojnë thirjen për të vërtet (ringjallja) e ajo është dita e daljes (prej varrezave).” (Kaf: 41-42)

Si do të jetë gjendja jote: “Në ditën ku njerëzit ngriten (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve).” (El-Mutaffifin:6)
Si do të jetë gjendja jote: “E kur do të çahet qielli dhe kur të shkapërderdhen yjet dhe kur të përzihen detërat dhe kur të trazohen varret.” (El-Infitar: 1-4)

Do të dalim unë dhe ti duke u paraqitur para All-llahut xh.sh., a e ke menduar o ti i mjerë, o ti rob i dobët, qëndrimin tonë para All-llahut: Në këtë qëndrim frikësues dhe trishtues në të cilin: “… secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjini dhe secila shtatëzëne e hedh para kohe barrën e vet ndërsa njerëzit duken të dehur por ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i ashpër.” (El-Haxhxh: 2)

Me se do t’i përgjigjemi Zotit tonë kur do të pyetemi për çdo gjë të vogël apo të madhe? “…ç’është puna e këtij Libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë? dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme, prezente, e Zoti yt nuk i bën të padrejtë askujt.” (El-Kehf: 49)

Si do të jetë me ty kur do të dëshmojnë sytë, duart, këmbët, veshët dhe gjuha për atë që punove për këtë botë të kalueshme? “Sot ne ua mbyllim gojët e tyre, Neve na flasin duart e tyre kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan.” (Ja Sin: 65)

“Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit tuaj, të parit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se All-llahu nuk di për shumë gjëra që ju i bënit.” (Fussilet: 22)

Enes Ibën Maliku r.a. thotë: “Ishim te Resulull-llahu a.s., ndërsa ai filloi të qeshë dhe tha: A e dini se përse qesha? Tha (Enesi): Thamë: All-llahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri. Tha (Muhammedi a.s.): Me të folurit e robit me Zotin e tij, e ai thotë: O Zoti im, a nuk më ke shpëtuar nga zullumi (padrejtësia)? All-llahu thotë: Po si jo! (Robi) Thotë: Unë nuk ja lejoj vetes përveç një dëshmitar. All-llahu thotë: Mjafton për dëshmitar sot vetja jote dhe Kiramun Katibin, pastaj atij i mbyllet goja e i thuhet gjymtyrëve të tij flitni, e ata do të flasin sipas veprave të tyre, pastaj veçohet mes tij dhe të shprehurit të tij, e i thuhet: larg (gjymtyrëve) për ju, të mallkuar qofshit, unë për ju kam bërë luftë”.

Me se do të përgjigjesh kur do të pyet Zoti yt, jetën ku e harxhove, rininë ku e çove, pasurinë nga e fitove dhe ku e shpenzove, dhe me diturinë tënde çfarë punove? Parafytyro veten si fëmijë, kur nuk pate mëkate e as gjynahe, mendo si të ruajti All-llahu nga çdo sherr dhe prej pasuesve të sherrit.
E kur foshnja është varur për nënën e saj, frikohet prej ndëshkimit me zemër të trishtuar. Dhe duke qenë pa mëkat frikohet nga trishtimi i tij, e si ai që vazhdon tërë jetën në mëkate. A jemi përgatitur të japim përgjigje për pyetjen që do të na parashtrohet në Ditën e Gjykimit, e të japim një përgjigje të saktë. O vëlla i dashur e I bekuar, përkujto, të përkujtoftë All-llahu me shehadet në çastin e vdekjes, në atë çast të vështirë. Pastaj, mendo o vëlla, si do të jetë gjendja e krijesave që bëjnë krahasimin me fatkeqësitë e Kijametit dhe trishtimet e tij. Ata duke qenë në këtë gjendje, duke qëndruar në këmbë, presin vërtetësinë dhe lajmet e asaj dite dhe ndërmjetësimet e ndërmjetësuesve në atë ditë, e kur t’i kaplojë kriminelët errësira në shumë rrugë dhe i kaplon zjarri me flakë të madhe, do të dëgjojnë aty dihatje dhe zhurmë që del nga mllefi dhe hidhërimi. All-llahu thotë: “Që posa të duket ai prej një vendi të largët, ata ia dëgjojnë atij edhe vëlimin edhe kërhamzën e tij (Xhennemit).” (El-Furkan:12)

Atëherë kriminelët do të binden se do të jenë të shkatërruar: “Kriminelët e shohin zjarrin dhe binden se do të hudhen në të, dhe se nuk gjejnë shtegdalje prej tij.” (El-Kehf: 53)

Del një thirrës prej zebanive duke thënë: “Ku është filani i biri filanit I cili i linte punët pas dore duke shpresuar jetë të gjatë, i cili e ka kaluar jetën në humbje me vepra të këqija, fillojnë e nxitojnë kah ai me shufra të hekurit dhe e presin me kanosje më të rrepta, e shpiejnë në një dënim të vështirë dhe e përmbysin me fytyrë në fund të Xhehennemit, i thuhet atij: “(I thuhet) Shijoje! se ti je ai i forti, i autoritetshmi.” (Ed-Duhan:49) E vendosin në një vend ku dy anët i ka të ngushta, me rrugë të errëta që e shpiejnë në shkatërime, e thërasin atë me mallkime e qortime dhe përgjegjësi të madhe. “E kur të hudhen duart lidhur në një vend të ngushtë në të, aty do të kërkojnë shkatërrimin (vetëzhdukjen) tash mos kërkoni vetëm njëherë shkatërrimin, po atë kërkonie shumë herë.” (El-Furkan: 13-14)

Dëshirat apo shpresat e tyre do të jenë shkatërime dhe për banorët e Xhehennemit nuk ka rrugëdalje, u shtrëngohen këmbët, u nxihen fytyrat prej errësirës së mëkatëve, thërrasin dhe gërhasin nëpër anët e saj dhe përqark saj: O Malik, e kemi merituar dënimin, na ka rënduar hekuri dhe na janë djegur lëkurat, o Malik, për ne zhdukja është më e mirë se ekzistojmë, o Malik, na nxjerr prej këtu se nuk do të kthehemi: “Dhe ata thërasin: O Malik, le të na I marrë shpirtin Zoti yt! ai thotë: Ju do të jeni aty përgjithmonë.” (Ez-Zuhruf:77). “Ata thonë: O Zoti ynë ne na patën mundur të këqijat (u dhamë pas epsheve të dunjasë) dhe si të tillë ishim popull i humbur! Zoti ynë, na nxjerr prej tij, e nëse gabojmë përsëri, atëherë, vërtetë, jemi mizorë! Ai thotë: Heshtni aty e mos më folni.” (El-Mu’minun: 106-108)
Atëherë, në ato çaste do të humbin shpresë në atë që kanë lënë mangut respektimin ndaj All-llahut dhe do të kërkojnë ndjesë, paramendo gjendjen e atyre, o vëlla i dashur, zjarri do të jetë mbi ta, ndër këmbët e tyre, nga ana e djathtë e tyre, dhe nga ana e majtë e tyre… “Se ata do të kenë shtresa të zjarrit edhe sipër edhe përfundi.” (Ez-Zumer: 16)

Do të jenë të fundosur në zjarr, ushqimi dhe pija e tyre do të jetë zjarri, rrobet e tyre do të jenë nga zjarri “…e atyre që nuk besuan u qepën rroba prej zjarri u hudhet uje i valë mbi kokat e tyre, që me atë u shkrihet krejtë ç’ka në barqet e tyre edhe lëkurat.” (El-Haxhxh:19-20)

Dëshirojnë të vdesin, por nuk ka vdekje për ta: “…atij i vjen vdekja nga të gjitha anët (sipas shenjave shkatërruese), po ai nuk vdes (e të shpëtoj prej vuajteve), atë e pret dënim shumë i rëndë.” (Ibrahim:17)

Sillen kriminelët, do të jenë të zhveshur, të lidhur në pranga, e masë ndëshkuese.

Do të bërtasin: Mjerë për neve, mjerim të gjatë! E do të ngrisin zërat, në prangat e mëdhenj. Nuk do të jenë të vdekur, e të jenë të qetë. Të gjithë do të hyjnë në zjarr e nxehtësi.
Ah, sikur ta dija si do të jetë me ty kur do t’i shikosh ato fytyra të atyre që do të jenë të nxira, do t’u verbërohen sytë, do t’u mbyllen gojët. Ah, sikur ta dija si do të jetë kur t’i shihja ato duke i kapluar flaka e zjarrit në brendinë e pjesëve të tyre, gjarprinjtë e Xhehennemit dhe akrepat, të varur nëpër gjymtyrët e tyre, si do të jetë kur t’i shihje ato mes flakave të zjarrit me rroba të katranit: “Ndërkaq, kujt i jepen librat e veta nga e majta e tij, ai thotë: O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im. Dhe të mos dijsha fare se çka është llogaria ime. Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim I amshueshëm për mua. Pasuria ime nuk më bëri fare dobi. U hoq prej meje çdo kompetencë imja. U thuhet zebanive: Kapeni atë, vënja prangat! Pastaj atë shtinie në Xhehennem…

Mandej, lidhne atë me një zinxhirë të gjatë shtatëdhjetë kutë. Pse ai ka qenë që nuk besoi All-llahun e madhëruar. Ai nuk nxiste për t’I ushqyer të varfërit. Ai sot nuk ka këtu ndonjë mik. As ushqim tjetër përveç të të shplarave. Që atë nuk e ha kush, pos mëkatarëve.” (El-Hakka: 25-37)

Ndërsa vëllai im i dashur, dije, All-llahu na mëshiroftë, se ky vend me pikëllimet dhe vështirësitë e saj të cilin e njoftove, e përballë të cilit qëndron një vend tjetër, praeja të mendojmë për disa kënaqësi dhe mirësi të saj, po, të mendojmë o vëllai im për banorët e Xhennetit pasi që e kalojnë rrugën e Siratit që është i ngritur përmbi Xhehennem, ndërsa duke pritur te dera e Xhennetit vjen Muhammedi a.s. e trokit derën e tij, thotë Ridvani, roja e Xhennetit: Kush është? Thotë: Muhammedi a.s.: Atëherë, thotë rojtari: Jam urdhëruar vetëm ty të ta hapi derën, hyn Pejgamberi a.s. dhe me atë hyjnë banorët e Xhennetit, paramendoe veten tënde o vellai im, nëse ke qenë I penduar në dunja, duke qarë për mëkatet, duke iu frikësuar Zotit tënd, mendo veten tënde kur do të hysh me ata që do të hynë në Xhennet, me mëshirën e All-llahut xh.sh., do të hysh në Xhennet në të cilin ka gjëra që syri nuk i ka parë, që veshi nuk i ka dëgjuar, dhe as që i ka shkuar mendja ndonjëherë. Mendo kur do të kënaqë me hyritë në të, të jetosh në pallate të Xhennetit, të hash nga frytet e tij, të pish nga lumenjt e tij, po mendo veten kur do ta shikosh fytyrën e Mëshiruesit në Ditën e Gjykimit. Vëlla i dashur, ndoshta ti don të thuash: çfarë janë cilësitë e grave të bukura, ndoshta do të thuash për lumenjt e Xhennetit, për ushqimin e banorëve të tij, për pirjen, për enët e tij, për tokën dhe kulmin e tij, për ndërtimin dhe gjerësinë e tij, nëse pyet për Ditën e Gjykimit se çka është? Eja e ulemi me mjekun e zemrës, Ibën Kajjimin [All-llahu e mëshiroftë], që t’u përgjigjemi për këto pyetje dhe pyetje të tjera, pra të lexojmë së bashku dhe të dëgjojmë çka thotë ky dijetar. Nëse pyet për nuset e xhenneteve, ato janë vasha të reja të një moshe në gjymtyrët e të cilave rrjedh ujë i rinisë. Kur e takon të dashurin e saj, atëherë, thuaj ç’të duash për takimin e dy dritave, e nëse i flet, atëherë ç’do të thuash për bisedën e të dashurve, e nëse e përqafon, atëherë ç’do të thuash për përqafimin e dy degëve, lidhja e saj është më e këndshme për atë se sa dëshirat tjera. Sa më shumë të zgjatë kjo, u shtohet bukuria dhe estetika, sa më tepër vazhdon kjo, shtohet lidhshmëria dhe dashuria, mirëpo janë të pastërta nga shtatëzania, hajdi dhe nifasi, të pastërta nga çdo e metë dhe ndytësirë njerëzore, mbesin të reja përgjithmonë dhe rrobet e tyre nuk u vjetërohen. Këto nuk i ka prekur përpara as njeri as xhinn, sa herë që shikon kah ajo, i mbushet zemra me lumturi, sa here kur të flet ajo, ia mbush veshin me margaritarë të thurrur, e kur të paraqitet e mbush pallatin dhe dhomat me nur, nëse pyet për sjelljet dhe kënaqësitë atje, ato (hyritë), janë të këndshme dhe të dashura, e kur të këndon, ah, sa kënaqësi për shikim dhe dëgjim që është, e kur të shoqëron dhe të kënaqë, sa shoqërim dhe kënaqësi e madhe, e nëse e puthë nuk ka gjë më të këndshme se kjo. Vëllai im I dashur, nëse pyet për lumenjt e Xhennetit, aty janë lumenjt prej ujit të kthjellët, lumenj prej qumështit të pandryshuar, lumenj prej verës të këndshme për pirësit, lumenj prej mjaltit të kulluar. Nëse pyet për ushqimin e tyre, janë fryte nga të cilët zgjedhin edhe mish shpeze që ua ka ëndja. Nëse pyet për pijet e tyre ato janë: tesnim (ujë më i mirë), zenxhebil (bimë aromatike) dhe kafur (aromë). Nëse pyet për enët, ato janë nga ari dhe argjendi, nëse pyet për dheun e Xhennetit, ai është misk zaferan. Nëse pyet për kulmin ai është Arshi I Mëshiruesit. Nëse pyet për ndërtesat në të, një tullë është prej argjendi e tjetra prej arit, e nëse pyet për gjerësinë e tij, banori i tij me gradën më të ulët ec në sundimin e vet në Xhennet nëpër pallate dhe kopshte, udhëtimi i cili zgjat 1000 vjet.

Nëse pyet për fytyrat dhe bukuritë e banorëve të tij, ato kanë pamjen e hënës, nëse pyet për shërbëtorët në Xhennet, janë fëmijë të amshueshëm si margaritarë të ruajtur. Kjo pra, edhe nëse pyet për ditën në të cilën ka (tepricë për të mirat) dhe takim me të Lartësuarin dhe Falënderuesin, atëherë dëgjo në ditën kur të thëret thirësi: “O banorët e Xhennetit, për ju ka premtim që do ta përmbush (realizon), ata thonë: Ç’është ajo? A nuk na ke zbardhur fytyrat dhe na ke rënduar peshojat tona me punë të mira, na ke bërë banorë të Xhennetit dhe na ke larguar nga zjarri. Duke qëndruar kështu, u paraqitet një urë që ua ndriçon Xhennetin, pastaj i ngrisin kokat para Krijuesit (All-llahut), të shenjtë janë emrat e Tij, del para tyre dhe thotë: O ju banorë të Xhennetit, paqja qoftë mbi ju, e ata ia kthejnë me përshëndetjet dhe fjalë të urta: All-llahumme entes-selam ve minkes-selam tebarekte ja dhel-xhelali vel-ikram!

O All-llahu im, ti je paqe, dhe prej teje është paqja e madhëruar, je Ti o Zoti ynë Bujar dhe i Madhëruar! Pastaj thotë: Ku janë robërit e Mi të cilët më adhuronin pa më parë, kjo është Dita e tepricës. Ata mblidhen në një fjalë, ne jemi të kënaqur, kënaqu edhe ti prej neve, pastaj thotë: O ju banorët e Xhennetit, po mos të kisha qenë i kënaqur nga ju, nuk do t’ju kisha strehuar në Xhennetin Tim, kjo është Dita e tepricës kërkoni prej meje. Atëherë, bashkohen në një fjalë: Na trego fytyrën tënde, që të shikojmë, pastaj Krijuesi zbulon mbulesën dhe u paraqitet atyre, drita e Tij i kaplon të gjithë, mirëpo All-llahu xh.sh. ka gjykuar që në atë tubim mos të djegë askë, saqë nuk mbetet askush në atë tubim pa iu paraqitur All-llahut. Sa kënaqësi për dëgjim në atë tubim dhe sa kënaqësi për sytë e të devotshmëve duke shikuar në fytyrën e Zotit Bujar në Xhennet. “Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara), Që Zotin e tyre e shikojnë.” (El-Kijame: 22-23)

Shtëpia e paqes, shtëpia e strehimit, shtëpi e grupit besnik që i janë përmbajtur Kur’anit. “Kujt t`i jepet libri i vet nga ana e djathtë e tij, ai do të thotë: O ju, që lexoni librin tim!, Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time. Dhe ai atëherë është një jetë e të kënaqshme. Në një Xhennet të lartë. Pemët e tij i ka krejt afër. (E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë.” (El-Hakka:19-24)

Pas gjithë kësaj vëllezërit e mi, a nuk janë këta çaste të cilët nxisin që të qajnë dhe lotojnë sytë tanë, a nuk është ky udhëzim që kërkon nga ne që të pendohemi e të kthehemi tek All-llahu. Vëllezër, nxitoni, nxitoni… Shfrytëzoni frymëmarrjet e juaja të rëndësishme sa keni mundësi. Përkujto të gjitha veprimet tuaja që ju bëjnë e t’ju afrojë në Xhennet apo në zjarr. Në fund të këtij fragmenti po ju përkujtoj për çdo person i cili është fundosur në dëfrime dhe epshe, që ka harruar Zotin e qiejve dhe të tokës, për çdo të penduar i kthyer sinqerisht, që kërkon falje nga All-llahu ju themi që të dyve, sikur atij që I ka thënë Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve selem]: “Në Ditën e Gjykimit e sjellin njeriun që është kënaqur në këtë dunja e që është prej banorëve të zjarrit, e zhytin në zjarr një çast, pastaj i thuhet: O biri Ademit a ke pare ndonjë kënaqësi? A ke përjetuar ndonjë kënaqësi? Ai thotë: Jo, vall-llahi o Zot, e sjellin njeriun që ka jetuar në dunja me përjetime dhe vështirësi, por është nga banorët e Xhennetit, e fusin në Xhennet një çast, pastaj i thuhet: O biri Ademit a ke parë ndonjë vështirësi? A ke përjetuar ndonjë vështirësi? Thotë: Jo, vall-llahi, nuk kam përjetuar as që kam pas vështirësi.”

Kush ndërhyn mes teje dhe pendimit?

Fragmenti ynë i dytë është me ajetin të cilën kur e dëgjoi Iblisi qau dhe u molis. Ajet, në të cilin mëkatarët dhe të penduarit gjetën kënaqësi, është thirrje për ata të cilët lanë mangut respektin ndaj All-llahut. Eja me mua që të lexojmë këtë ajet:

“Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar, ose i bëjnë zullum vetes së tyre, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatin e tyre – e kush i falë mëkatët përveç All-llahut? dhe që duke ditur nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen) shpërblimi i të tillëve është falje nga Zoti i tyre dhe xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenjë e aty do te rrijnë përgjithmonë. Sa i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë.” (Ali Imran:135-136)

Vëlla i dashur! Kush nga ne nuk bën mëkate? Kush nga ne nuk bën mëkate ndaj Zotit të vet? A mendon se mëkatet tona janë gjëra të cilat janë të veçanta në të, dhe se askush para neve nuk ka bërë mëkate? Jo, assesi, asnjë ditë s’kemi qenë si melekët, që nuk e kundërshtojnë All-llahun në atë që i urdhëron dhe e zbatojnë atë për çka janë urdhëruar. Por jemi njerëz që jemi krijuar të bëjmë mëkate dhe çdonjëri prej robërve të mirë që shikon në të ka gabime dhe mëkate. Abdull-llah Ibën Mes’udi u thoshte shokëve të tij që e pasonin: “Sikur të dishit për mëkatet e mia do të hudheshit mbi mua gurë.

Thotë i Dërguari yt, Muhammedi a.s.“Nëse nuk do të kishit bërë mëkate, All-llahu do t’ju mirrte juve, do të sjellte popuj tjerë do të bënin mëkate dhe do të kërkonin falje dhe All-llahu do t’ua falte mëkatet.”
Me të vërtetë këtyre gabimeve nuk mund t’u ikim e as që mund t’u shmangemi krejtësisht. Eja me mua që ta dëbojmë shejtanin prej zemrës, duke kërkuar falje për mëkatet e kaluara…, eja me mua që ta ripërtrijmë pendimin tek All-llahu, që të jetë pendim i sinqertë nga zemra…, që të jetë traditë apo zakon i ynë fjala e All-llahut xh.sh.:
“Zoti ynë ne i bëmë padrejtë (i dëmtuam) vetvetes sonë e në qoftë se nuk na mbulon (mëkatin) dhe nuk na mëshiron, ne me siguri jemi prej të shkatërruarve.” (El-Araf: 23)

Dije, të mbrojtë All-llahu xh.sh. se i Dërguari Muhammedi
a.s., , pendohej tek All-llahu dhe kërkonte falje me shumë se 100 herë në ditë. Nga Ibën Omeri r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut thoshte 100 herë në mexhlis parase të ngritej: “Rabbigflirli, ve tub alejje, inneke ente tevvabul-gafur – O Zoti im, më fal mua dhe më prano pendimin dhe se me të vërtetë Ti je që pranon dhe falë.”

O ju që keni ngarkuar veten me mëkate dhe gabime, derisa dikush nga ju mendon që All-llahu nuk jua u pranon pendimin, nëse pendoheni unë ju them juve ngadalë, sepse dera vazhdon të jetë e hapur. Unë ju them juve të gjithëve nga zemra ime që dëshiron për ju çdo të mirë, dëgjoni All-llahun i Cili ju thërret duke thënë:
“Thuaj: O robërit e Mij, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtet All-llahu i falë të gjithë mëkatët, Ai është që shumë falë dhe mëshirues. Dhe, kthehuni te Zoti juaj dhe përuluni Atij…” (Ez-Zumer: 53-54)

Por, dije, vëlla i dashur, se me të vërtetë All-llahu gëzohet me pendimin tënd. “All-llahu më tepër gëzohet për pendimin e robit të vet kur të pendohet sesa ndonjëri prej jush i cili ka udhëtuar me deve nëpër shkretëtirë, e i humbet ajo, me të edhe i tërë uji dhe ushqimi, e kërkon por e humb shpresën për ta gjetur, pastaj vjen te një lis dhe nga lodhja shtrihet nën hijen e tij me shpresë të humbur, dhe duke qenë në këtë gjendje e sheh devenë e vet duke qëndruar para tij, ai ngrihet, e kap litarin dhe nga gëzimi i madh thëret: O Zoti im! Ti je robi im, kurse unë jam Zoti yt, duke u shprehur gaboi nga gëzimi i fortë”

Një person erdhi tek i Dërguari i All-llahut dhe i tha: “Nëse një njeri vepron çdo mëkat, nuk len asgjë nga ajo pa e bërë qoftë diç e vogël apo e madhe, a ka vend për këtë teube? Pejgamberi a.s. e pyeti: A e ke pranuar Islamin? Tha: Unë dëshmoj se s’ka Zot të adhuruar pos All-llahut dhe se ti je i Dërguari i All-llahut. I tha: Bën vepra të mira dhe lëri veprat e këqija, ashtu që All-llahu t’i shndërrojë të gjitha në vepra të mira. E ai tha: të gjithë tradhtitë dhe krimet e mia? Tha: Po. Ai tha: All-llahu ekber, vazhdoi duke e madhëruar All-llahun derisa u humb nga shikimet tona.”

O ti i cili ke nevojë te Zoti yt, nëse ke qenë i pasur në këtë botë, çka dëshiron pas gjithë këtyre përgëzimeve, kthehu te Zoti yt, se ky kthim është edhe më falënderues për ty në këtë botë dhe ahiret. Në këtë botë me zemër të bindur dhe gjoks të hapur dhe furnizim të gjerë: “..kush i përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë.” (Et-Talak: 2)

Nëse nuk të furnizon me pasuri, të furnizon me shtimin e imanit. Dhe së fundi: “Xhennetet e Adnit janë me dyer të hapura për atë. Aty do të jenë të mbështetur në kolltuke dhe kërkojnë pemë e pije të llojeve të ndryshme. Ata kanë pranë vetes (hyri) sy përulura të një moshe. Këto janë ato që premtoheshit për ditën e llogarisë. Ky është furnizimi Ynë, i cili nuk ka të mbaruar.” (Sad: 50-54)

All-llahu i Madhëruar thotë në hadith kudsij: “O robërit e Mi, të gjithë ju jeni të lajthitur përveç atij që e udhëzoj Unë, prandaj kërkoni udhëzim nga Unë do t’ju udhëzoj.”

Vëlla i dashur, All-llahu na pranoftë pendimin mua edhe ty. Mendo për këtë ngjarje, merr nga kjo këshillë dhe mësim, dhe krahaso me fjalën e All-llahut: “A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut dhe me atë të vërtetë që zbriti (me Kur’an), e të mos bëhemi si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jasht rrugës.” (El-Hadid: 16)
Më ka treguar njëri nga thirësit e mirë dhe të sinqertë, e llogaris kështu, ndërsa All-llahu e di më së miri dhe nuk e pastroj askë para Atij. Një hoxhë thotë: “Jetonte në afërsi të shtëpisë sime një familje e vogël, një i ri i cili nuk i kishte kaluar mbi 20 vite, kishte shumë vullnet dhe ngrohtësi të madhe për muzikë, saqë kishte arritur në atë shkallë që ta donte njërën prej këngëtarëve, jo vetëm se e donte zërin e saj por e donte vajzën në veçanti, hoxha thotë: gjithmonë kisha synim që ta këshilloj, çdoherë që më jepej rasti, ndonjëherë e nxitja për Xhennet, e ndonjëherë duke e frikuar nga zjarri I Xhehennemit. Çdo herë që e këshilloja i mbusheshin sytë me lotë saqë ndonjëherë qante pas çdo këshillë që e këshilloja, ma jepte besën se nuk do të kthehet në dëgjimin e muzikës, por nuk kalonte një kohë e shkurtër, nuk e mbante premtimin.

Një ditë prej ditëve e përkujtova me Xhennet dhe Xhehennem, filloi të qajë me një të qajtur të madh, derisa fillova të ndjej mëshirë ndaj tij:

Por unë këtë herë në vete ndjeja, se kjo këshillë do të jetë për të përshtypje e madhe, e i thashë: Ma jep dorën, e ai ma dha, dhe i thashë: Më jep zotimin e All-llahut, e ai ma dha zotimin se nuk do të kthehet. E më tha: Zotova All-llahun, pastaj të zotova ty që nuk kam për t’u kthyer, pastaj më erdhi në mëngjes e me vete kishte kaseta të muzikës dhe tha: Vëllai im, merri këto kaseta dhe thei që të gjitha, djegi, vepro ç’të duash, vetëm më largo nga ato, largoe nga unë këtë sëmundje të zemrës e cila më ka bërë çdoherë të jam i pakujdesshëm ndaj namazeve dhe nga Zoti i qiejve dhe i tokës. Thashë: Subhanall-llah, rrotulluesi i zemrave, çka ndodhi me të? Më tha: pasi që u ndava prej teje dje, shkova në shtëpinë time, pastaj fjeta dhe pashë në gjumë veten se si isha duke ecur në bregdet ku në atë moment një shoku im, shpejtonte drejt meje pasi që arriti tek unë shpejtoj dhe pyeti: A e don atë vajzë filanen? I thashë atij me gjithë zemër: Po. Tha: Ajo është atje duke kënduar, shpejtova me të duke vrapuar, dëshirova që ta shoh se e kam dashur shumë, e pasi që u lodha tepër duke vrapuar kur në atë çast e pashë duke kënduar. Qëndrova duke shikuar atë, dhe u kënaqa dhe u habita me zërin e saj, dhe bukurinë e saj. Thotë, ky vëlla I penduar, ashtu që në atë moment, kur një dorë preku kraharorin tim, kur u ktheva ishte një fytyrë e ndritshme, sikurse hëna në gjysmën e muajit të saj, e stoliste mjekra e bukur që kishte gjurmë të mira dhe më lexoi mua fjalën e All-llahut: “A është më i udhëzuar ai që ecë i përmbysur me fytyrë në tokë, apo ai që ecën në pozicion qëndrues rrugës së drejt ?” (El-Mulk: 22)

E përsëriste me një zë të dhimbshëm këtë ajet, filloi të qajë derisa u befasova ashtu që edhe unë fillova të qaj, kështu që të dy e përsëritnim ajetin…, u zgjova nga gjumi papritmas duke lexuar ajetin: “A është më i udhëzuar ai që ecë i përmbysur me fytyrë në tokë, apo ai që ecën në pozicion qëndrues rrugës së drejt?” (El-Mulk:22)

Qaja, pastaj në dhomën time hyri nëna ime, kur më pa në këtë gjendje u trondit, andaj edhe ajo filloi të qajë me mua. Ky hoxhë thotë: Pas kësaj ky i ri e urrente muzikën me një urrejtje të madhe dhe ndjente njëfarë kënaqësie gjatë leximit të Kur’anit, e shikoja në sytë e tij se si i rridhnin lotët gjatë leximit të Kur’anit. Pra, ti shkruaje rrëfimin e pendimit me laps të përmallimit, me ngjyrën e lotëve, e nxito me të kah nënshtrimi i All-llahut dhe frikësimi prej Tij, dhe parashtroje atë lutje, se ndoshta dëgjohet, dhe qaj për mëkatet e bëra dhe për mirënjohje të pakta.

Dije vëlla i dashur, All-llahu na mëshiroftë mua dhe ty, se robi mund të bëj mëkate dhe të hyjë në Xhennet? A e din si është ajo? Kjo është se ai vepron ndonjë mëkat, vazhdon dhe i lodhet syri duke u frikuar dhe trishtuar duke qarë, i penduar e i turpëruar prej Zotit të tij, kokëulur dhe zemërthyer, kështu që ky mëkat shkakton lumturi dhe shpëtim për robin, saqë bëhet për të më e dobishme se shumë ibadete, të cilat sjellin lumturi dhe shpëtim prej këtyre çështjeve, ashtu që ky mëkat bëhet shkak për hyrjen e tij në Xhennet.

O ti që e dëshiron Xhennetin e All-llahut! O ti që frikohesh nga zjarri I Xhehennemit! Këto karvane të penduesve po ecin, i shohim gjurmët e këmbëve tua me këmbët e tyre. Ky është grumbulli i penduesve, pranoe… Thua: vallë e pranon zemra jote me ata të tjerat… Këto janë lotët e atyre që kërkojnë falje në mëkate, atyre lotë u rrjedhin nëpër faqet e tyre… A thua dalin prej syve tua lotë që t’u bashkohen lotëve të atyre.
O vëllai im! Këto thirrje të sinqerta janë prej All-llahut xh.sh. i Cili thotë: “…Pendoheni të gjithë te All-llahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim.” (En-Nur:31)

Nëse ka diçka çka duhet, do të përkujtoja për të, ndërsa unë të përkujtoj ty me një përkujtim më të madh sesa të rrotullohen brengat tuaja rreth ndonjë kasete me këngë, ndonjë klubi futbollistik që humb apo fiton, udhëtim jashtë vendit tënd apo kënaqësi me harame. Jo, vëllai im! Kjo nuk është ajo që të takon ty, por kjo u takon atyre që ka thënë All-llahu [subhanehu ve teala]: “E ata që nuk besuan përjetojnë kënaqësi (në këtë jetë) dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e vendi i tyre është zjarri.” (Muhammed:12) Ti vëlla i dashur, je i pastër nga gjithë këto, ti u krijove në këtë dunja për një çështje të madhe përgatitu për një gjë madhështore… O vëllai im i dashur, shpresën të cilën e posedon, le të jetë kënaqësia e All-llahut, Fuqiplotit… Shiko në veprat tua, a do të jetë i kënaqur All-llahu apo jo?

O vëllai im, shpresa në ty le të jenë xhenetet në të cilët rjedhin lumenjt, pra çka ke përgatitur për të hyrë në të. Ndalu me vetveten, ndalu sinqerisht, dije se kur do të flesh nuk do të zgjohesh, mund që të dalish prej shtëpisë e të mos kthehesh, t’i veshish rrobet tuaja e të mos mundesh t’i zhveshish, por t’i zhveshë larësi yt, mund që të vozisish veturën e të mos zbritësh nga ajo, por të dalish prej veturës si trup I vdekur. Pra, në çfarë gjendje dëshiron te vdesish? Si dëshiron të ndahesh nga kjo botë? Vëllai im! Në fund të këtij fragmenti të them ty sikurse tha Muhammedia.s.:
“Vërtet, All-llahu i madhërueshëm gjatë natës e mban të shtrirë dorën për të pranuar pendimin e mëkatarëve të ditës, dhe e shtrinë dorën gjatë ditës për të pranuar pëndimin e mëkatarëvë të natës, derisa të lind dielli nga perëndimi.”

Kjo është këshillë për çdo besimtar dhe besimtare që dëshirojnë Xhennetin, këto këshilla nuk janë të mia por janë nga Zoti i botëve dhe qiejve, i Cili thotë: “Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjez dhe mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos ju bind atij që ja kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar.” (El-Kehf:28)

Nëse je që dëshiron Xhennetin, kujdesu për shoqërinë, nëse i shikon ata, të përkujton All-llahun, nëse të flasin ty, të flasin për çdo punë të mirë dhe të dobishme, kujdesu dhe ke frikë prej shoqërisë së keqe dhe gjithnjë të përkujtoj me këtë ajet: “Atë ditë zullumqari do t’i kafshoj duart e veta dhe do të thotë: I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit! O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik! Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejtë, ai më largoi mua prej asaj, e djalli është ai që njeriun e humb dhe e len të vetmuar.” (El-Furkan: 27-29)

Personi në këtë ajet është shoku i keq i cili të thërret në kaseta të muzikës, filma të fëlliqur, gazeta të ndytura dhe në çdo send që të largon nga respekti dhe përmendja e All-llahut. All-llahu xh.sh. i thotë: “Atë ditë shokët e ngushtë (Ditën e Gjykimit) do të jenë armiq të njërit-tjetrit përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.”(Ez-Zuhruf: 67)

Çdo i dashur do ta armiqësojë të dashurin e tij, vetëm ata të cilët janë dashur për hir të All-llahut… çdo shok do të largohet prej shokut të tij përveç ata që kanë qenë shoqëria e tyre në respekt ndaj All-llahutxh.sh.. Nëse je prej atyre që je sprovuar me shoqëri në të cilën nuk të afrohen tek All-llahu, largohu prej tash para se të largohen ata prej ty, por ku dhe kur, sa i përket kohës është e njohur ndërsa vendi është në zjarr. “Dhe (sikur të shihnin) kur do të largohen e ata që u prinin prej atyre që i ndiqnin (paria largohet prej atyre që u shkonin pas), e të gjithë e shohin dënimin dhe këputen lidhjet e tyre.” (El-Bekare:166)

Së fundi, lus All-llahun [subhanehu ve teala] që të udhëzojë në çdo vepër të mirë dhe të largojë prej çdo vepër të keqe. All-llahu t’i faltë mëkatet tua, t’I lehtësoftë punët e tua, e paqja dhe shpëtimi qoftë mbi Muhammedin a.s..

Porosi e veçantë
Vëlla i dashur! O ti që e përfille fjalën e All-llahut xh.sh.: “…ruani veten dhe familjen tuaj prej një zjarri lëndë djegëse e të cilët janë njerëzit dhe gurët.” (Et-Tahrim: 6)
O ti i cili ke vendosur në shtëpine tënde një send të cilit do t’ia dish nesër dëmin e tij, hesht për veprën të cilës ia din pasojat, kjo letër është prej të dashurit tënd, që përmallohet për ty, lexo me syrin e drejtësisë, larg pasimit të epshit, pastaj shiko se çfarë do të veprosh ti? Kërkoj prej teje që ta lexosh tërësisht duke përkujtuar fjalën e All-llahut: “A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e All-llahut me atë të vërtetë që zbriti (Kur’an)…” (El-Hadid: 16)
Vëllai im! Të porosis me këto fjalë, të cilat dolën prej zemrës sime, ndoshta arrijnë te zemra jote, janë përzier me shpirtin tim, ndoshta përzihen me shpirtin tënd, e shkrova me ngjyrë të dashurisë dhe çiltërisë me këshilla e përmbushje të emanetit, ndoshta nga shpirti yt i çiltërt nuk gjen shtegdalje tjetër. Vëlla i dashur, pa dyshim unë nuk të njoh por edhe ti nuk më njeh, por ajo që më shtyri të shkruaj për ty, është ajo që e ke vendosur mbi shtëpinë tënde, që arrin në re, e përqafon qiellin, e hap zemrën për çdo mysafir, e përshëndet me duar çdo ardhës, e ka drejtuar trupin e tij me çdo krenari e lumturi, e që ka ngritur kokën me mendjemadhësi dhe mashtrim, pastaj je ulur brenda në shtëpinë tënde në formën e ndejës së tij. Je mbështetur në shtrojë të butë prej mëndafshi, ke urdhëruar që të të sjellin ushqime të ndryshme si dhe ke urdhëruar të mbyllen dyert dhe dritaret, pastaj, ke marrë çelësin e aparatit me dorë dhe e sjell si të duash, nefsi yt që të urdhëron të thotë: kush është si ti! Të shëtitet zemra jote ka të dojë epshi, kjo është bota para teje, shëtitu në të kah të duash, fillon të shëtitesh dhe fytyra jote plot buzëqeshje, shikimet e tua hasen në pamje të zbuluara, jarga jote po rrjedh nëpër shikimet e turpshme, prej filmit në pjesë teatrale, prej valleve në kënga, prej gjynaheve në mëkate, prej gabimeve të vogla në gabim të madh, shikon në këtë ekran të bardhë gjë që të bënë pikë të zezë në zemrën tënde, të cilët bëhen të njëpasnjëshme e kështu zemrën tënde të bardhë e shndërrojnë në të zezë, e më në fund zemra vdes dhe mbetet vetëm trupi yt. Pastaj e urren çdo vepër të mirë dhe dëshiron çdo punë të keqe, largohesh nga mirësia dhe u afrohesh gjërave të
shëmtuara. Në fytyrën tënde paraqiten gjurmë të rraskapitjes, ngushtim të shpirtit dhe brenga të thella. Me gjithë këto zbavitje dhe reaksione, jeta jote do të shndërrohet në vështirësi, netët e tua do të nxihen ndoshta do të ankohesh nga këto mundime, do të ankohesh prej dilemave dhe gjendjeve të ndërlikuara, sepse Zoti dhe Mbrojtësi yt thotë: “E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në Ditën e Kijametit do ta ringjallim të verbër.” (Ta Ha: 124)
Vëlla i dashur! Dije se ti tani i mbyll sytë dhe veshët që të mos të shohësh dhe dëgjosh asgjë përveç televizorit. Dije se tani vetëm po vrapon, e nuk mendon përveçse për ndonjë film apo bisedë të natës, dhe për zbavitje e dëfrime. Dije se ti po vrapon, e vrapon, e je i etur, i etur…
E di se ti vrapon pas epsheve dhe i lodhur mundohesh që t’i arrish kënaqësitë shkatërruese. Por a thua vëlla i dashur, nuk e di se në fund të kësaj rruge është një humnerë e thellë dhe e tmerrshme. Vëlla, më lejo që të ndalem para teje në mes të kësaj rruge e të them: ndalu, ndalu dhe kthehu te Zoti yt. Frikoju nga zjarri, ruaju nga Xhehennemi, para atij ke tmerre dhe trishtime. Para vetes ke begati dhe dënim. Para vetes ke gjarprinj dhe gjëra të trishtueshme. Betohem në All-llahun, Zotin e vërtetë, nuk do të bëjnë dobi filmat, humbja e kohës dhe të ndejturit pa nevojë. S’ke dobi prej valles dhe këngëve. Vëlla i dashur, ndalu me vetveten për një çast dhe pyetu: deri kur do të vrapoj pas epsheve dhe do të lodhem pas gjërave të shëmtuara. Sa do të jetoj në këtë botë? 60, 80,100 vjet, pastaj çfarë? Vdekje, jetë e amshueshme në kopshtet e begatisë ose në zjarrin e Xhehennemit dhe ujë të nxehtë përvëlues. Vëlla, paramendo veten në çastin e vdekjes, kur do të futesh në varr dhe kur do ta hetosh errësirën e tij, vetminë dhe ngushtësinë e tij. Përkujto dy melekët të cilët të ulin dhe të pyesin. Paramendo trupin tënd pas vdekjes, mish i copëtuar, asht i thyer, ka humbur bukuria e trupit dhe është shndërruar ushqim për krimbat. Përkujto atë ditë kur do të dëgjosh britmën e madhe me të cilën do të jesh i ftuar për qëndrim para All-llahut. Zemra do të dridhet nga frika, flokët do të zbardhen, e do të dalish nga varri i pluhurosur këmbëzbathur dhe I zhveshur. Dridhet toka, rrafshohen kodrat, shmangen sytë prej tmerrit, happen fletoret, brengoset i frikësuari. Ndizet zjarri, mëkatet i kaplojnë njerëzit, shtrihet ura, përgatiten kamxhikët, afrohet llogaria, vështirësohet dënimi, dëshmon libri dhe ndërpriten lidhjet. Përkujto se sa i vogël do të jesh atë ditë, do të jesh i vetmuar me frikën, me pikëllimin tënd dhe me brengat tua, do të jesh i vetmuar me mëkatët tua, do të ikësh prej fëmijëve tu, prej nënës dhe babait, bashkëshortes, prej vëllait. Atë ditë vendosen peshoret dhe përgatiten librat, sa rrëshqitje do të jenë të regjistruara në ato libra, sa të mangëta kanë qenë veprat tua, atë ditë do të thirrësh në mesin e krijesave. O filan, biri i filanit, dil para All-llahut! Do të ngritesh i vetmuar, sepse ti je ai që kërkohesh. Përkujto dobësinë tënde, frikën e madhe, dridhjen e zemrës kur qëndron para Mbretit të vërtetë. Qëndron para Atij prej të Cilit ishe duke ikur në këtë botë. Ai vazhdimisht të thirrte por t’i nuk i përgjigjej. Në dorën tënde e ke librin i cili ka regjistruar çdo gjë, qoftë e madhe apo e vogël, do ta lexosh me zë të ulët, me zemër të thyer. Fjalët e tua janë plot frikë dhe turp, me çfarë fjalë do të përgjigjesh pyetjeve të Tij, për pasurinë që e humbe, për jetën në të cilën e kalove, të gjithë kufijtë për syrin mashtrues, për veshin me të cilin dëgjoje gjëra të ndaluara, me çfarë këmbë do të qëndrosh para All-llahut, dhe me çfarë sy do të shikosh dhe me çfarë zemre do të përgjigjesh. Çfarë do të thuash nesër kur do të pyet: o robi im, pse nuk më nderove, pse nuk u turpërove prej Meje, pse e harrove praninë Time, o robi Im, a mendove se Unë nuk të shoh, a nuk isha Bamirës ndaj teje, a nuk t’i dhash gjithë këto begati. Vëlla i dashur, përkujto këto çaste të vështira dhe këto momente të trishtueshme, atë ditë njeriu e harron shokun e vet, të dashurin e vet, nuk shpëton përpos atij që vjen me zemër të shëndoshë. Vëlla, ndalu me vetveten në këtë çast vendimtar dhe dije se shkaku i krijimit tënd në këtë botë është adhurimi. All-llahu thotë: “Unë nuk i krijova xhinnët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Edh-Dharijat: 56)
Nuk je krijuar për kot, për lojë dhe për tallje. All-llahu thotë: “A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do të ktheheni ju te Ne?” (El-Mu’minun: 115)
Vëlla, të drejtohem ty dhe fesë tënde, e cila i ndalon këto gjëra të shëmtuara, i drejtohem moralit tënd i cili qëndron larg këtyre epsheve, i drejtohem mendjes tënde e cila i refuzon këto çmenduri, i drejtohem zemrës tënde e cila frikohetprej këtyre gjërave shkatërruese, i drejtohem xhelozisë tënde e cila e ruan nderin e grave të huaja. Pra, ndihmoe veten tënde, largoe këtë satelit prej shtëpisë tënde, All-llahu [subhanehu ve teala] do ta zëvëndësojë me diç më të mirë në këtë botë dhe botën tjetër. Vëlla, nuk i shkrova këto shkronja dhe nuk I thashë këto fjalë vetëm nga frika për fytyrën tënde të bardhë, që mos të nxihet fytyra jote e ndritshme në Ditën e Gjykimit, që mos të bëhet errësirë në trupin tënd të butë, e që të kaploj zjarri i Xhehennemit.
Lutja jonë e fundit është: Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave.
Es-selamu alejkum ve rahmetull-llahi ve berekatuhu!

Artikulli paraprakDobitë e namazit
Artikulli vijuesFrancë – Rritet numri i besimtarëve religjioz mysliman