Ju kanë ftuar në intervistë pune? – Mos i lini pa bërë këto 5 gjëra

Krahas praktikimit të shtrëngimit të duarve apo asaj që po planifikoni të vishni në një intervistë pune, me shumë rëndësi është edhe ajo që do të thoni dhe mënyra e shprehjes. Një intervistë nuk ka pse të jetë vetëm një grumbull pyetjesh për ju, pasi ndërrimi i roleve në një situatë të tillë mund të ndikojë mjaft pozitivisht në vendimin e punëdhënësit. Kështu, ndiqni këto hapa për të mbyllur një intervistë pune me sukses:

1.Bëni pyetje në lidhje me punën dhe kompaninë

Në një intervistë pune, shpesh menaxherët e punësimit përfundojnë duke shkëmbyer vendet me ju, kështu që përfitoni gjithmonë nga rasti nëse ju jepet shansi për t’u bërë atyre pyetje. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të ‘triumfuar.’ Merrni përparësi të plotë, rekomandon Jaime Klein’ themelues i Inspire Human Resources, dhe bëni pyetje të tilla si:

Pse është i hapur ky pozicion pune
Çfarë prisni që unë të realizoj në 90 ditë e para?
A ofron kompania mundësi trajtimi dhe edukimi shtesë?
Si matet performanca në këtë rol?
2.Theksoni edhe një herë interesin tuaj për pozicionin e punës

Niveli i lartë i angazhimit është çelësi për t’i treguar punëmarrësit se jeni më të vërtetë personi i duhur për atë pozicion pune. . Po ashtu, tregoni se ia dilni mjaft mirë në punën në ekip si dhe në përshtatjen me kolegët, si dhe ‘tregoni’ që mezi prisni të bëheni pjesë e ekipit.

3.Përmblidhni shkurt se pse ju jeni personi i duhur për atë vend pune

Vendosni në qendër të bisedës talentin, aftësitë dhe përvojat tuaja dhe zhvendosni në fund të intervistës çështjen e pagesës. Sigurohuni që të flisni vetëm për gjëra që janë të lidhura direkt me detyrat e punës.

4.Mendoni për hapat e ardhshëm

Mund të tingëllojë jo e përshtatshme për një intervistë pune, por ju duhet të pyesni se çfarë mund të ofroni ndonjë gjë tjetër lidhur me eksperiencat e punës, vërtetime, etj. Kjo ju bën të dukeni akoma më të vendosur për ta fituar atë pozicion pune. Anne Marie Segal, thotë se duhet të gjeni metodën më të mirë për këtë dhe një pyetje e tillë mund të ishte perfekte në këtë situatë: A mund t’ju dërgoj një e-mail pas dy javësh nëse nuk kam dëgjuar prej jush?

5.Dërgoni një e-mail falenderimi pas intervistës

Çuditërisht, tre nga katër punëkërkues nuk shqetësohen as të dërgojnë një shënim falënderimi pas një interviste. Por, ekspertët rekomandojnë të merrni kohë për të shkruar një email ku falënderoni intervistuesin për intervistën. Këtë duhet ta bëni brenda 24 orësh pas dhënies së intervistës./Kumti.com

Artikulli paraprak5 karakteristikat e njeriut me sjellje psikopatike!
Artikulli vijuesSi t’i dalloni vezët e freskëta