Dobitë e faljes së namazit të natës

Në këto rreshta ua sjellim disa përfitime te mrekullueshme nga namazi i natës…

1. Namazi i natës është ndjekje e traditës së Muhamedit a.s i cili gati se asnjëherë nuk e ka lënë.

2. Për shkak të namazit të natës lutjet tuaja do të pranohen.

3. Namazi i natës është një mënyrë për faljen e mëkateve.

4. Namazi i natës shton furnizimin dhe bereqetin.

5. Namazi i natës ndriçon fytyrën dhe shpirtin tuaj.

6. Namazi i natës ndihmon në luftën kundër veseve të këqija dhe epshit.

7. Namazi i natës të afron me Zotin e Madhërishëm.

8. Namazi i natës zbut zemrën dhe e bën njeriun të përulur ndaj Zotit.

9. Namazi i natës ndihmon në mësimin e Kuranit dhe forcon atë që e kemi mësuar përmendsh.

Muhamedi a.s. ka thënë: “Namazi më i mirë, pas farzeve është namazi i natës. (Muslimi).

Koha më e mirë për faljen e namazit të natës është në pjesën e tretë të natës dhe falet vet nga dy reqate.

Përshtati: Islampress

Artikulli paraprakTurqit frymëzim për brazilianët, protestohet shkarkimi i ish-presidentes Rousseff
Artikulli vijuesShpërthen Zeid Ra’ad al-Hussein: Ndihem kaq i zemëruar nga gjysmë të vërtetat alla ISIS të demagogëve perëndimorë