Dobitë e lirit dhe farës së lirit.

Farat e lirit janë ushqim më i pasur me vaj omega-3 që gjendet tek peshqit e ujërave të ftohta. Vaji, farat madje tabletat e farave të lirit që konsumohen si mbështetje e të ushqyerit, kanë shumë efekte shëruese. Farat e lirit mund ti shtoni në sallatë e kos, ndërsa vajin mund ta përdorni për ti skuqur perimet. Kanadaja gjendet në krye të vendeve të botës për nga prodhimi i farave të lirit. Më herët tregtarët me fara të lirit siguroni të ardhura nga kjo farë duke e shitur si ushqim për shpezë, ndërsa pas gjetjes së efekteve pozitive për shëndetin është shtuar edhe rëndësia e kësaj tregtie. Eksporti i farave të lirit nga Kanadaja viteve të fundit tejkaloi shifrën e 250 milionë dollarëve. Sot në mbarë botën përpunohen rreth 2 milionë tonë farë liri. Natyrisht që në një industri kaq të madhe mund të ketë edhe mashtrime dhe keqpërdorime. Nëse i kushtojmë rëndësi fjalëve të drejtorit të shoqatës së herbalistëve, melmesave, bimëve mjekësore dhe aromatike, fatkeqësisht në Turqi në vend se të shiten farat e lirit të verdhë që është i pasur me vaj omega-3 në të shumtën e rasteve shiten farat e lirit të rëndomtë që shitet edhe si ushqim për shpezë. Farat e lirit të verdhë që kanë efekte mbrojtëse ndaj sëmundjeve gjinden rrallë dhe kanë ngjyrë të verdhë.

Liri (Linum usitatissimum) në latinisht do të thotë bimë shëruese dhe e paqëndrueshme ndaj nxehtësisë. Posaçërisht kushtoni rëndësi që vaji i farave të lirit që blini të shitet në vende të ftohta. Më e dobishme është nëse farat e lirit dhe vajin e tyre i konsumojmë të freskëta. Nëse doni ta ruani vajin këtë mund ta bënë në frigoriferë në temperaturën -7°C. Edhe furnizimi për shitje duhet të bëhet me rrjetë të mbyllur të ftohtë. Vaji i ngrohur i lirit krijon materie që shkaktojnë sëmundjen e kancerit. Në këtë rast bima, e cila përdoret për mbrojtje nga kjo sëmundje mund të shkaktoj efekt të kundërt. Ekspertët janë të mendimit që në qoftë se farat e lirit nuk ruhen në mënyrë të duhur ato mund të krijojnë edhe kërpudha. Ekspertët paralajmërojnë që nëse këto fara me kërpudha konsumohen ato mund të dëmtojnë edhe sistemin e imunitetit të organizmit. Në qoftë se farat e lirit përgatiten në shtëpi dhe konsumohen menjëherë atëherë në pah dalin veçoritë e saj shëruese. Farat e bluara mund ti ruani në një enët të mbyllur të errët në frigorifer në sasi të vogla. Ti kushtohet rëndësi që farat e bluara të mos vijnë në kontakt me nxehtësi.

Farat e lirit përmbajnë sasi të mëdha të fibrave dhe kaliumit. Në mesin e veçorive shëruese të farave të lirit janë edhe pastrimi i sistemit të tretjes, ulja e nivelit të yndyrës (kolesterolit) në gjak, efekti mbrojtës kundër paralizës dhe kancerit, është i dobishëm për memorie, etj. Në kohërat antike vaji i farave të lirit përdorej për shërimin e disa sëmundjeve të lëkurës, për forcimin e kockave dhe për disa sëmundje të frymëmarrjes. Krahas të gjitha këtyre dobive përdorimi i tepruar i vajit të farave të lirit është i dëmshëm. Për femra rekomandohet 2-3 lugë të mesme ndërsa për meshkuj 2 lugë në ditë. Përdorimi i tepërt nga ana e femrave formon shtresa të celulitit dhe për këtë arsye duhet të jenë të kujdesshme gjatë përdorimit të këtij vaji. Ndërkaq do të jetë shumë më e dobishme nëse bima përdoret në vend të vajit. Ekspertët thonë që nëse ruhet dhe konsumohet në mënyrë të duhur liri është ideal si mbështetje e të ushqyerit.

Mirëpo, çfarë bime është në të vërtet liri mbi të cilin debatohet mjaftë? Kësaj bime që rritet në zonën mesdhetare, i pëlqen klima e ngrohtë dhe qelë lule ngjyrë qielli. Frutat, të cilat kanë dy fara brenda, piqen nga fundi i verës. Këto fara përmbajnë omega-3 në sasi të lartë. Është shumë i përshtatshëm si ushqim për personat të cilëve nuk ju pëlqen të hanë peshq dhe në këtë mënyrë i përmbushin nevojat për omega-3. Farat e lirit janë të përshtatshme edhe për kontrollin e peshës së trupit pasi që shtypin ndjenjën e urisë. Këto fara mundësojnë edhe funksionimin e drejtë të zorrëve dhe sistemit të tretjes. Përqindja e lartë e vitaminës B12 bënë që farat e lirit të kenë vlerë të lartë ushqyese. Në saje të këtyre veçorive është i përshtatshëm për personat të cilët nuk konsumojnë mish.

Për të vërtetuar se a janë të freskëta farat e lirit ju mund të merrni pak pambuk të njomë i fusni në mes disa fara të lirit dhe prisni të bihen. Nëse farat bihen atëherë janë të freskëta dhe mund ti konsumoni. Nëse nuk dëshironi ti hani farat e lirit ato mund ti gjeni edhe në formë të tabletave në barnatore ose tek herbalistët. Këto tableta nuk janë ekstrakte të farave të lirit por thjeshtë janë një shtesë në ushqim.

Gjetjet arkeologjike tregojnë se në Mezopotami liri është kultivuar para 7 mijë vjetëve. Dihet se në Egjiptin e vjetër në dhomat e varreve si ushqim janë vënë farat e lirit dhe në muret e këtyre varreve vizatohej edhe procesi i përpunimit të lirit. Në Egjiptin e vjetër farat e lirit përdoreshin edhe si ilaçe. Mënyra e parë e përdorimit të kësaj bime për shërim në Evropë ishte në formë të ilaçit të kollit. Farat e lirit përdoren edhe për trajtimin e njollave në lëkurë. Ju mund të përgatisni një tonik për pastrimin e fytyrës. Vendosni 5 lugë të farave të lirit në një litër ujë valoni dhe kulloni. Ky tonik i përgatitu mandej ruhet në frigorifer dhe në mëngjes dhe darkë përdoret për ta lyer fytyrën. Toniku do të bëjë që me kohë të zvogëlohen njollat në lëkurën tuaj.

Tani ti hedhim një sy edhe fibrave të lirit. Qysh prej kohërave të lashta për thurjen e pëlhurave pas pambukut përdorej liri. Në varret e vjetra të Egjiptit janë gjetur pëlhurat e lirit dhe gjatë procesit të mumifikimit është përdorur pëlhura e lirit. Dihet se babilonasit kishin pëlhura cilësore të punuara nga liri. Në Gali dhe Britani këto pëlhura u sollën nga ana e fenikasve ndërsa më vonë është përvetësuar nga ana e romakëve. Në Francën mesjetare pëlhura e lirit përdorej shumë. Fillimi i kultivimit të lirit në Evropën Veriore dhe me shpikjen e vegjëve pëlhura e lirit ishte njëra prej pëlhurave më të përdorura. Para se të kthehen në fibra bima e lirit kalon nëpër tre faza të përpunimit. Ajo fillimisht lihet të kalbet, mandej rrihet, kthehet dhe së fundmi bëhet në formë të perit. Pëlhura e lirit mund të përdoret në çdo vend. Ashtu si mund të prodhohen rroba prej saj, ashtu mund të përdoret edhe për prodhimin e perdeve, mbulesave, dyshemeve etj. Madje nga teprica e dalë gjatë prodhimit të pëlhurës së lirit prodhohet edhe letra. Bima e lirit zbukuron jetën tuaj edhe në formë të ushqimit por edhe në formë të veshjes.

Artikulli paraprakBeteja për mbledhjen e provave kimike në Siri
Artikulli vijuesCilat jane sekretet e Google?