Katër arsye pse duhet ta hani vezën e plotë

Pasi që për disa dekada janë shpallur të dëmshme për shëndetin tonë, veçanërisht në sasi më të mëdha, vezët ngadalë, por sigurt janë duke u kthyer në listat e ushqimeve të shëndetshme dhe bëhen pjesë e pashmangshme e ushqyerjes së shëndetshme.

Megjithatë, ka shumë që ende besojnë (gabimisht) që kjo vlen vetëm për të bardhët e vezëve, ndërsa njëkohësisht konsiderojnë që duhet të anashkalojnë të verdhët e vezës. Ju sjellim katër arsye të cilat do t’ju bindin që kjo nuk ka lidhje me mendjen e shëndoshë:

1. Një vezë e plotë përmban 180 miligramë kolesterol. Asociacioni amerikan për zemër rekomandon konsumin ditor deri në 400 miligramë, çka do të thotë që, nëse nuk keni problem me kolestrolin në gjak, pa frikë mund të hani një vezë në ditë, gjithnjë derisa nuk e teproni me ushqimet si mishi dhe produktet e qumështit.
2. E bardha e vezës është ndoshta e pasur me proteina, por pikërisht në të verdhën e vezës gjenden shumica e ushqyesve nga veza. Një e verdhë e vezës ka 22 mg kalcium, 245 µg vitaminë A, 18 µg vitaminë D, 66 mg fosfor dhe 25 µg acid folik.

3. Ngrënia e vezës për mëngjes mund t’ju ndihmojë në luftën kundër kilogramëve. Një vezë mesatare ka vetëm 92 kalori, ndërsa jep 6,3 proteina, të cilat do t’ju japin energjinë e nevojshme të mëngjesit, për ç’arsye ka shumë më pak mundësi që para dreke të hani ndonjë ëmbëlsirë të pashëndetshme.

4. Acidet yndyrore të shëndetshme janë esenciale për shëndetin e trupit tonë, për ç’arsye vezët e pasura me acide yndyrore omega 3 janë mënyrë e thjeshtë për të rritur sasinë e këtyre acideve në ushqimin tuaj./zhurnal/kohaislame

Artikulli paraprakLëngu i thanave mund të parandalojë infeksionet e sistemit urinar te fëmijët
Artikulli vijuesAgimi Artë: Shqiptarët, komb kaçakësh dhe mbeturina osmane