Dogana e Kosovës në dy operacione të ndara të zhvilluara gjatë kësaj ka konfiskuar mallra si dhe ka pasur raste të ndalimit të personave që i kontrabandonin ato.
Sipas Doganës, në rastin e parë oficerët doganor kanë ndjekur një kombi të dyshuar për kontrabandim në magjistrale Gjilan-Ferizaj.
“Pas dyshimeve fillestare oficerët kanë tentuar të ndalin këtë automjet por i njëjti nuk i është bindur urdhrave, por pas reagimit të oficerëve është bërë ndalimi i automjetit dhe legjitimimi i personit i cili e drejtojnë. Gjatë kontrollës janë hasur në mall pa prejardhje të kontrabanduar kryesisht tekstil dhe këpucë me vlerë mbi 6000 euro”.
“Në rastin e dytë të zhvilluar njësitet e doganës janë penguar gjatë tentimit për të ndaluar një kombi të dyshuar. Ku një automjet Golf III ka tentuar të bllokonte rrugën. Njësitet tjera të Doganës janë angazhuar dhe kanë bërë të mundur ndalimin e të dy automjeteve si dhe legjitimimin e personave ku njëri prej tyre është prangosur dhe është hapur rast penal. Pas hapjes së kombit janë gjetur pije alkoolike të kontrabanduara nga Serbia mallrat dhe kombi janë konfiskuar)”bën të ditur Dogana përmes një kumtese., transmeton Klan Kosova.