Ban Ki Moon kërkoi nga vendet arabe të mos dërgojnë armë në Siri

Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki Moon i bëri thirrje Katarit dhe shteteve tjera arabe ta ndërpresin dërgimin e armëve për cilëndo palë në konfliktin në Siri.

Zëdhënësi i KB-së Martin Nesiriki theksoi se Ban e dërgoi thirrjen gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe Nabil al Arabi dhe me kryeministrin katarian Hamid bin Xhasen al Tani.

Ban para bashkëbiseduesve të tij theksoi se “më shumë armë do të shkaktonin më shumë viktima dhe dëme materiale”.

Ai gjithashtu e theksoi edhe krizën katastrofike humanitare në Siri, ku një e treta e banorëve ka nevojë për ndihmë të posaçme, me ç’rast ka kërkuar nga vendet – dhuruese të ndajnë para për përpjekjet humanitare të KB-së./almakos/kohaislame

Artikulli paraprakSiri, numër rekord viktimash
Artikulli vijuesIrani përkrah fuqishëm Assadin dhe krimet e tij