Doganat e Kosovës kane tejkaluar projeksionet buxhetore për këtë vit. Mbi 22 milionë euro Doganat kane mbledhur më shumë se sa është parashikuar.
Kështu tha Lulzim Rafuna drejtori i Doganave në konferencën e përbashkët me ministrin e Financave Avdullah Hoti.
Rafuna tha se rreth 11 milionë euro ka ndikuar aplikimi i MSA-së .
Marrëveshja për Stabilizim-Asociim ka hyrë në fuqi më 1 prill ndërsa me këtë marrëveshje disa mallra janë të liruara nga Dogana