Dogana sekuestron 25 kilogramë drogë në autobusin Prishtinë-Tiranë

0
479

Dogana e Kosovës njofton se sot në mëngjes kanë arritur të kapin mbi 25 kilogramë narkotikë të llojit marihuanë.

“Sot gjatë kontrollit të autobusit së linjës Prishtinë – Tiranë – Prishtinë njësitet e doganës kanë selektuar për kontrollimin detal këtë autobusit. Gjatë kontrollës së ushtruar nga oficerët doganor të valixheve të udhëtarëve në dy prej tyre është hasur në lënde të dyshuar narkotike e llojit marihuanë së sasi totale prej 25.8 kilogramë”, thuhet në komunikatën lëshuar nga Doganat e Kosovës.

Pas bashkëpunimit me policinë është identifikuar edhe personi në pronësi të valixheve i cili është arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës. Rasti së bashku me lëndën narkotike i është dorëzuar Policisë për vazhdimin e hetimeve.

16105811_1479808878717865_114076196340263247_n