Dogana është një autoritet ose agjensi qeveritare e një vendi që ka për detyrë mbledhjen e detyrimeve të importit si dhe kontrollin e mjeteve dhe mallrave që hyjnë/dalin në/nga territori doganor i atij vendi. Dogana ka lindur dhe është zhvilluar së bashku me shtetin, megjithatë roli dhe misioni i saj kanë mbetur për mijëra vjet të pandryshuar. Në kohët e sotme, kur liberalizmi dhe integrimi i tregjeve i ka zënë vendin proteksionizmit, dogana ka marrë një rol të ri qe ka të bëjë me (1) lehtësimin e tregtisë dhe (2) mbrojtjen e komunitetit.
Në përgjithësi, dogana dallohet nga autoritetet e imigracionit, të cilat kanë për detyrë të mbikqyrin dhe kontrollojnë personat që mbërrijnë apo largohen nga vendi.
Ne gjuhën shqipe fjala “doganë” duket se është huazuar nga italishtja “la dogana”.
You Might also Like
Fusha e Dukagjinit
Fusha e Dukagjinit.- shtrihet midis malit Mokna në veri dhe malit Sharr në jug. Kufirin…
By
3 Min Read
Gjuha (organ)
Gjuha është një organ i ndërtuar nga muskujt skeletor i vendosur në pjesën bazale të gojës,…
By
1 Min Read
