Fusha e Dukagjinit

Fusha e Dukagjinit.- shtrihet midis malit Mokna në veri dhe malit Sharr në jug. Kufirin perëndimor e mbyll zona kodrinore e Alpeve Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna), kurse në at lindor Drenica dhe Llapusha. Fusha e Dukagjinit prej Istogut në veri deri te Prizreni në jug ka një gjatësi prej 67 kilometrash dhe gjerësi 20-40 km. Ajo paraqet një fushëgropë tektonike të fundosur në periudhën e terciarit. Në filli në periudhën e re gjeologjike të neogjenit ajo ka qenë mbushur me ujë e më vonë i tëtë uji i liqenit tërhiqet me anë të lumit të Drinit të Bardhë, duke u shëndrruar në këtë mënyrë në fushë të gjerë dhe pjellore. Në fushëgropën e Dukagjinit mbizotërojnë shtresat e reja gjeologjike të argjilës, të ranorëve e të konglomerateve të pliocenit dhe të materialit të depozituar të lumenjve. Zona kodrinore, e cila e rrethon fushëgropën e Dukagjinit në pjesën më të madhe përbëhet prej gëlqerorëve të mezozoikut. Fusha e Dukagjinit është e ulët dhe me 300-500 m mbi nivelin e detit, është ndër fushat më të ulëta të Kosovës. Pamjen e rrafshët të saj e prishin disa kodra të vetmuara, sikurse janë: Suka e Ereçit (589 m), Suka e Radoniqit (573 m) dhe Suka e Cërmjanit (701 m) në pjesën qendrore të Fushës së Dukagjinit,në një anë, dhe luginat e lumenjve si pjesë më të ulëta, nga ana tjetër. E tërë fusha e Dukagjinit anon prej veriut kah jugu. Lartësia e Fushës së Pejës është 500 m, fusha e Prizrenit 400 m, kurse në Vërmicë, në Drinin e Bardhë, kjo lartësi është 270 m mbi nivelin e detit.
Ndërrimet në elementet klimatike janë pasojë jo vetëm e gjerësisë gjeografike, afërsisë së detit, por edhe si pasojë e ndikimit të masës tokësore. Mirëpo, ndryshimet morfologjike bëjnë komponentin kryesor të ndryshimit klimatik. Në Fushën e Dukagjinit temperatura mesatare vjetore lëviz prej 11,3 °C në Pejë deri në 12 °C në Prizren. Prej veriut në drejtim të jugut reshjet mesatare vjetore zvogëlohen. Në veri këto janë 800 e 900 mm, kurse në jug, në Fushën e Prizrenit janë midis 600 e 700 mm.
Ujërat e rrafshit të dukagjinit janë përcaktuar me pellgun e Drinit të Bardhë, i cili buron në veri të Pejës, në afërsi të lokalitetit Radavc dhe te Kuksi në Shqipëri bashkohet me Drinin e Zi. Drini i Bardhë është lum fushor me pjerrtësi 2,7 m/km. Ai në rrjedhën e vet merr njeh numër të madh degësh. Degët e djathta të Drinit të Bardhë janë Sushica, Lumbardhi i Pejës, Lumbardhi i Deçanit, Ereniku, kurse ato të majta janë: Klina, Mirusha, Toplluga dhe Lumbardhi i Prizrenit.
Fusha e Dukagjinit shtrihet në 1562 km2 dhe zë 36% të territorit, ndërsa jetojnë rreth 500 000 banor.

Artikulli paraprakShekullarizmi modern dhe rrënjët e tij
Artikulli vijuesFusha e Kosovës