Domethënia e “E-së” së zezë në NEWBORN

Monumenti NEWBORN duket ndryshe për çdo përvjetor të pavarësisë. Autori i monumentit, Fisnik Ismaili, aktualisht deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ia ndryshon dizajnin për çdo vit.

Por këtë vit, ideja e tij ishte që ky monument të ngjyroset nga vet qytetarët, sipas dëshirës së tyre.

 

Këtë vit bie në sy shkronja E, që është ngjyros me të zezë.

 

Për këtë në Facebook, ka shkruar deputeti Ismaili.

 

“E-ja e zezë? Ide e disa artistëve për t’u shprehur për Eksodin, Evropën, Ekonominë, EULEX-in… Edhe një herë, NeWBORN reflekton realitetin kosovar: ka nisë me u nxi, në një kaos ngjyrash në kërkim të shpresës. Në kërkim të ndjenjës që e patëm sot 7 vjet ma parë, e të cilën s’kemi çare pa e kthye një ditë”, shkruan Ismaili.

 

Artikulli paraprakHumbja e ambicieve të gjeniut
Artikulli vijuesBehgjet Pacolli: A jemi të lirë kur s'ka mirëqenie për të gjithë?