Për fotografinë e Thaçit, FSK shpenzon mbi 1 mijë e 600 euro

Vendosja e fotografisë së Presidenti të Kosovës, nëpër zyrat e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, do t’i kushtojë mbi 1 mijë e 600 euro këtij institucioni.

Tenderin për ta bërë furnizimin me këto foto e ka fituar kompania NTGI”Grafo Loni”.
Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka vendosur t’i përmbahet Kushtetutës së Kosovës për vendosjen e fotografisë së Presidentit nëpër zyre.

Ky Institucion për blerjen e këtyre fotografive ka dhënë edhe një tender, vlera e të cilit kap shumën e 1 mijë 650 eurove.

Sipas njoftimit të dhënë në KRPP tenderin “Furnizim me fotografi të presidentit të vendosura në kornizë për nevojat e FSK-së dhe MFSK-së” e ka fituar kompania NTGI”Grafo Loni”.

Në garë për të kryere këtë shërbim kanë qenë gjithsej katër kompani. Kontrata mes kompanisë fituese dhe Ministrisë së FSK do të nënshkruhet më 03.06.2016.

Artikulli paraprakSpanja kundër liberalizimit të vizave: Nuk i njohim pasaportat e Kosovës
Artikulli vijuesMerkel:Nuk më intereson për marrëveshjen mes BE-së dhe Turqisë