Don Shan Zefi: Ibrahim Rugova ishte i fascinuar me Krishtërimin

Kancelari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Shan Zefi ka folur detajisht për dashurinë e madhe të ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Duke folur për problemet pronësore të Katedrales ‘Nëna Tereze’ në Prishtinë, Zefi ka thënë në emisionin Interaktiv të KTV-së  se atë vend e kanë amanet nga Presidenti Rugova. Ai është pyetur nëse Rugova ishte konvertuar në katolik, por ka thënë se ai vetë nuk e ka pagëzuar. Kleriku i lartë katolik i Kosovës ka thënë se nuk ka një dëshmi të sigurt për pagëzimin e mundshëm të Rugovës, por ka pohuar se “ai ishte i fascinuar me Krishtërimin, At Pjetër Bogdanin dhe ndjehej si njëri nga ne”. Sa i përket pronës, ai ka pohuar se shpreson në gjetjen e kompromisit me Komunën, por Kisha nuk do të heq dorë nga ndërtimi i parkut në anën jugore të saj. Don Shan Zefi tha se Kisha edhe mund të lejojë operimin e disa lokaleve, por ato nuk guxojnë të shesin prezervativë dhe të tjerë artikujt, që prishin moralin”. /koha/kohaislame

Artikulli paraprakEgjipti do të mbyllë përsëri portën kufitare Refah
Artikulli vijuesEgjipt: Urdhër arresti për dijetarin Jusuf el Kardavi