Serbia fsheh djegien e trupave të shqiptarëve

Trupat e shumë shqiptarëve të zhdukur gjatë  luftës në Kosovë dyshohet së në mënyrë të organizuar janë bartur për në Serbi.

Atje disa kanë përfunduar në varreza masive, por ka shumë që kanë përfunduar edhe në shkritore bakri. Ekipi i gazetës Tribuna ka qëndruar në Serbi për të marrë rrëfimin rrëqethës të dëshmitarit Ivan Pajiq, që ka parë me sytë e tij zbrazjen e trupave të civilëve shqiptarë nga kamionët frigoriferë në shkritoren e Borit.

Tregimi për trupat e civilëve shqiptarë që janë bartur në Serbi nuk është i panjohur. Një kamion me trupa qe gjetur në liqenin Drina dhe një hetim ka ndodhur. Dëshmitarë për bartjen e trupave nga Kosova ka pasur, por asnjëherë nuk është gjetur asnjë dëshmitar që tregon për destinacionin në Serbi të këtyre trupave.

30-vjeçari Ivan Pajiq dhe babai i tij Drago Pajiq pretendojnë se dinë për misterin që ka mbajtur peng dhjetëra familje kosovare dhe që do të zbulojë një nga krimet më monstruoze me përmasa gjenocidale. Ata me dëshminë e tyre, tregojnë për fatin e së paku një kamion frigorifer trupat e të cilit janë zbrazur te shkritorja e Borit.kohaislame

Artikulli paraprakBukoshi i kthehet punës
Artikulli vijuesRritet numri i të prekurve nga ethet hemorragjike