Donald Tusk: 100 mijë emigrantë të shpërndahen në vendet e BE

Vendet anëtare të BE-së duhet të ofrohen menjëherë për të shpërndarë në vendet e tyre të paktën 100 mijë azilkërkues, ka thënë Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk. Ai ka thënë se duhet të krijohen edhe qendra për azilkërkuesit, jashtë vendeve të Bashkimit Europian.

“Shpërndarje e barabartë e 100 mijë refugjatëve në mes vendeve të BE-së, është ajo çfarë duhet të bëjmë ne”, – ka thënë Tusk, në një konferencë të përbashkët në Bruksel,me kryeministrin hungarez, Viktor Orban.
Vendet e Eurozonës janë dakorduar që të shpërndajnë 32 mijë azilkërkues nga Italia dhe Greqia. Një propozim i ri nga vendet e BE-së pritet të bëhet javën e ardhshme.
Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk ka thënë se qendrat për pritjen e refugjatëve duhet të ndërtohen afër zonave të luftës, jashtë Europës. Sipas tij, liderët e vendeve të BE-së, duhet të jenë të gatshëm për të ofruar më shumë të holla për krizën e refugjatëve.

Artikulli paraprakEkstradohet në SHBA amerikani i arrestuar në Shqipëri, akuzohet për përdhunim të miturish
Artikulli vijuesESAT STAVILECI NUK KA VDEKUR, ATË E KANË VRARË!