Në një komunikatë zyrtare për mediet, ndihmësi i presidentit e njëkohësisht sekretar për shtypin, John Earnest publikoi të ardhurat vjetore të Presidentit Obama, familjarisht, si dhe të zëvendëspresidentit Joe Biden, transmeton Top Channel.
Deklarata e të ardhurave dhe pagimit të taksave nga shefi i Shtëpisë së Bardhë është bërë të premten e 15 prillit, nga ku shihet se Presidenti dhe Zonja e Parë e SHBA-ve raportojnë të ardhura neto të përbashkëta prej 436 mijë dollarësh. Për këto, çifti presidencial ka paguar plot 81.472 dollarë taksa. Norma efektive federale e tatimit mbi të ardhurat për presidentin në SHBA është 18.7 për qind.
Veç kësaj mësohet se çifti Obama kanë dhuruar rreth 64 mijë dollarë për bamirësi, sa 14.7 për qind e të ardhurave të tyre, të shpëndara në 34 ngjarje të ndryshme bamirësie. Mes tyre, shuma më e madhe e dhuruar është 9.066 dollarë ndaj “Fisher House Foundation”.
Presidenti ka nënshkruar gjithashtu, duke e kthyer në legjislacion, faktin që ka zgjeruar shkurtimin e taksave për shtresën e mesme dhe familjet punëtore, teksa është përpjekur të përmirësojë situatën fiskale të vendit duke kërkuar një kontribut më të madh nga amerikanët e pasur.
Presidenti Obama dhe Zonja e Parë, Michel Obama, publikuan gjithashtu edhe tatimin e paguar mbi të ardhurat në shtetin e tyre Illinois, ku raportohet të kenë paguar rreth 16 mijë dollarë. Sa i përket zv.presidentit Biden, për vitin 2015 ka pasur 392 mijë dollarë të ardhura, për të cilat ka paguar 91.546 dollarë taksa, me normë tatimi prej 23.3%.