Doshi: Prej ditës së sotme nuk ka demokraci, s’i trembem arrestimit

Është shprehur i zhgënjyer deputeti Doshi nga vendimi i parlamentit për heqjen e mandatit të tij.
 
Votimi mori 80 vota pro dhe asnjë kundër për heqjen e mandatit të Doshit.
 
Por Doshi ka deklaruar se nuk ka frikë nga arrestimi.
 
Ai ka deklaruar se ky është një rast pa precedent dhe kërkesa për arrestimin e tij është tërësisht politike.
 
“Kur ligji nuk respektohet për deputetët, mendoni se çfarë mund të bëhet me qytetarët. Nuk arritën të më eleminojnë fizikisht dhe tashmë duan të më burgosin”, ka thënë Doshi.
 
Doshi tha gjithashtu se që prej ditës së sotme nuk ka më demokraci./Mapo
Artikulli paraprakKuvendi voton Bekim Sejdiun për Gjykatën Kushtetuese
Artikulli vijuesPse piloti gjerman që rrëzoi Aeoroplanin nuk u shpallë terrorist ende?