“Hetim ndërkombëtar për terrorin shtetëror maqedonas ndaj shqiptarëve!”

0
211
Te dashur miq, Kumanova dhe qytetaret e saj, perjetuan keto dy dite nje terror te papare. Ne lagjen e banuar nga shqiptare njesite e blinduara te policise se Maqedonise perdoren te gjitha llojet e armeve automatike, perfshi ketu granatehedhsat, mitrolozat e rende. Mbi lagjen e shqiptareve qellohej pa nderprere dhe me helikoptere. Per menyren se si u zhvillua ku operacion mund te emerohet “terror mbi shqiptaret”. Mungesa pothuaj e plote e transparences, komunikatat e njeanshme te autoriteteve maqedonase, raprezaljet ndaj popullates civile shqiptare deshmojne me shume per nje skenar te gatuar, me qellim terrorin ndaj shqiptareve.
 
 
 
Duke shprehur dhe nje here ngushellimet me te sinqerta familjeve te viktimave dhe uruar sherim te plagosurve, ju bej thirrje shqiptareve ne Kumanove dhe mbare Maqedonine, te ruajne gjakftohtesine, te shmangin cdo provokacion. Shfrytezoj rastin te pershendes perzemersisht qytetaret me origjine shqiptare qe u rikthyen sot ne votrat e tyre,ne Kumanove nga te cilat u larguan per shkaqe te terrorit te ushtruar me bresherite e te gjitha llojeve te armve nga toka dhe ajri, ne lagjen e tyre.
 
Denoj me ashpersine me te madhe kete operacion terrori shteteror ndaj shqiptareve ne qytetin e Kumanoves dhe i bej thirrje OSBE-se, OKB-se, NATO-s, BE–se, SHBA-ve te ndermarrin me urgjence nje hetim nderkombetar mbi zhvillimet dramatike te djeshme ne Kumanove ne te cilat u vrane dhe plagosen dhjetera qytetare me origjine shqiptare dhe anetar te forcave te sigurise te Maqedonise. Ky vend ka rendesi te madhe per paqen dhe stabilitetin ne rajon .Maqedonia eshte themeluar mbi bazen e ligjit nderkombetar me nje investim shume te madh te SHBA dhe vendeve tjera te medha e institucioneve nderkombetare, ndaj dhe skenare si ky i Kumanoves duhet te hetohen me perparesi ne te gjitha drejtimet ne interesin me te mire te paqes dhe stabilitetit te Maqedonise dhe rajonit tone!!

Sali Berisha, status në Facebook