Adem Grabovci e Besim Beqaj kishin marrë kompetenca të plota nga Hashim Thaçi, që në krye të tri ndërmarrjeve publike, PTK, Infrakos dhe Traikos të vendoseshin njerëzit që përfaqësonin interesat e tyre. Një seri përgjimesh telefonike të Grabovcit dhe Beqajt dëshmojnë këto plane që ishin finalizuar me emërime.
Hashim Thaçi u kishte dhënë autorizime të plota Besim Beqajt e Adem Grabocit që të menaxhonin qysh të donin pozitat në Trainkos, Infrakos dhe Postë Telekomin e Kosovës.
Bazuar në këto autorizime, tashmë ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj kishin prishur konkurset në këto institucione për Borde dhe për kryeshefë ekzekutivë.
Dy krerët e lartë të PDK-së, kishin qëllim që të sillnin njerëzit e tyre. Agron Thaçin, që vazhdon ta mbajë pozitën e kryeshefit të Infrakosit, e kishin përzgjedhur për këtë pozitë si njëri të besueshëm që do të punonte për interesat e tyre.
Ndërkohë, Sejdi Hoxhën, nipin e Azem Sylës do ta sistemonin në krye të Postës së Kosovës.
Beqajt i duhej mendimi i ish-kryeministrit Hashim Thaçi, se kë do ta emëronte për ushtrues detyre të PTK-së. Ai, së bashku me Thaçin e Grabovcin do t’ia diktonin Bordit të PTK-së, që vazhdon të drejtohet nga Rexhë Gjonbalaj, emërimin e Nuredin Krasniqit për ushtrues detyre. Krasniqi është mik i afërt i Xhavit Halitit.
Në serinë e dymbdhjëdhjetë të përgjimeve telefonike “Dosja e Shefave”, Insajderi sjell bisedat e përgjuara të Adem Grabovcit me Besim Beqajn.
Ato, dëshmojnë për kontrollin e plotë që pushteti i PDK-së kishte mbi ndërmarrjet publike, e bordet e tyre. Beqaj, ndonëse tregohet i kujdesshëm kur flet, megjithatë zbulohet duke bërë plane për vendosje të njerëzve që përfaqësonin interesin e tyre në këto ndërmarrje multimilionëshe.
Beqaj, aktualisht është deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.
“U takova pramë me atë jaranin tem, nejtum…”, i tregon Grabovci, Beqajt në një bisedë telefonike. Fjalën e ka për Ferat Shalën, një drejtues i lartë i Shërbimit Informativ të Kosovës, që për një kohë ishte drejtor i Trepçës. Shala, është zëvendësministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“E lam qashtu, mos ka 12 ora mos po vjen ai… Ta boj ni telefon e dalum n’drekë bashkë”, i thotë Grabovci, Beqajt. Beqaj merr përsipër rezervimin e tavolinës për drekë.
Gjatë bisedës, Beqaj e porosit Grabovcin që të flas me kryeministrin për ushtrues detyre të PTK-së. Grabovci, i thotë që këtë do ta bisedojnë në drekë.
“Edhe ni çështje, nëse e sheh kta sot, kryeministrin… Nesër Bordi i PTK-së, duhet me marr vendim për ushtrus detyre”, thotë Beqaj.
“Okej okej, sot bisedoj me to”, i përgjigjet Grabovci.
“Bisedo me to, do të thotë jonë tri katër çështje t’cilat duheni me marr vendim sot që mos me…”, vazhdon Beqaj.
“Hajt se kur takohum bisedojmë bashkë jarani jem”, thotë Grabovci.
Biseda tjetër ka të bëjë me Trainkosin dhe Infrakosin si dhe me një person që quhet Afrim. Ai është Afrim Dauti nga Klina të cilin, Grabovci e kishte sistemuar në një institucion nëpërmjet Ilhami Gashit.
“A ke Afrimi”, e pyet Beqaj, Grabovcin, i cili e pohon se ishin takuar dhe e pyet nëse Beqaj e kishte dërguar tek ai. Ata flasin me numra, që lë të kuptohet se bëhet fjalë për renditje kandidatësh.
“E 13, 14 i ke mi bisedu do… deri te 12-tit i ki”, thotë Grabovci.
“Okej”, ia kthen Beqaj.
“Për… Prishtinë ktu i kishin pas harru te unë. A munesh me…”, vazhdon Grabovci… Nëse nuk i kanë shti, mi shti”, thotë më tej ai.
Beqaj e pyet Grabovcin që a t’i rishpallin konkurset për ndërmarrjet që lidhen me hekurudhat.
“A ti thom qetyne dyve, dytë t’i rishpallum? Trainkos edhe Infrakos”, pyet Beqaj.
“Sejdës (Hoxhës v.j.) i thash po edhe atij tjetërit nëse don thuj”, i përgjigjet Grabovci.
“Vallain pi thom…, o ka qet kushte, o ka qet shkokla”, shton Beqaj.
”Jo, e. Ken ata te unë thash… hiç thuj shko n’rrot t’samës. Pederi”, tregon Grabovci.
“A… t’iau… pra, t’iau rishpallum”, pyet serish Beqaj.
“Bon”, konfirmon Grabovci.
“Dytë. T’ia rishpallum edhe tanaj t’shohim”, përgjigjet Beqaj. “Edhe i zgjedhum tani edhe bordet edhe… U bo hajt”.
“U bo hajt. U bo, hajt, tung, tung”, përserit Grabovci.
Në një bisedë tjetër, dy protagonistët e zhvillimeve në Kosovë flasin konkretisht për Agron Thaçin. Grabovci thotë se dikush ia ka lavdëruar shumë, derisa shton se nëse në pozitën që nuk ia përmendin emrin e dërgojnë dikë që i referohet “ai i Skenderajt” veç telashe do t’u del.
“Për qatë farë idenë si e patum, për me shty”, thotë Beqaj, teksa merr përgjigje nga Grabovci që të shkojë ëprpara procesi.
“Le t‘ecin… hiçu, mos, mos, veç na nxjerr telashe me çu atë t’Skenderajit aty”, sqaron Grabovci.
“Se fola me ata që ke nejt ti pramë, për atë Agrnonin ma livdoi… thash okej thash qysh t’dush veç… se ish për ata, mirë kanë bo, që spaskanë… mos i jepni shans, se veç ju nxjerrin telashe, se edhe unë jom darkord. Veç na del tani telashe mu e ty.
“Jo jo, po flas për, për kta krejt komplet”, thotë Beqaj. Po, veç fol me ata t’parin niher”, shton Beqaj, duke aluduar tek kryeministri i asaj kohe, Hashim Thaçi.
“Mu, e ty na ka lanë”, sqaron Grabovci autorizimet e marra nga Thaçi.
“Nëse na ka lanë mu e ty, unë po t’kallxoj, është mirë niherë mas pari m’u ul na tre bashkë edhe me ditë çka po dojmë”, kërkon Beqaj.
Biseda e parë
Beqaj: Alo.
Grabovci: A je çu?
Beqaj: Mirë, ti?
Grabovci: Ça i ki puntë?
Beqaj: Vallain që qitu n’zyrë.
Grabovci: A ka naj sen tre, a sen a?
Beqaj: Hiç, ti?
Grabovci: Qysh i ki puntë me kohën?
Beqaj: Me kohën… deri ka 2 jom ksajde, tanaj m’duhet me shku dei n’Shkup.
Grabovci: N’Shkup?
Beqaj: Po.
Grabovci: Kqyr mos ëë…, mujmë edhe ma heret po… Ferati, Shala.
Beqaj: Po.
Grabovci: U takova pramë me atë jaranin tem, nejtum…
Beqaj: Ëhëë…
Grabovci: E lam qashtu, mos ka 12 ora mos po vjen ai.
Beqaj: Ëhëë…
Grabovci: Ta boj ni telefon e dalum n’drekë bashkë.
Beqaj: Ani de, pe rezervoj unë drekën.
Grabovci: A?
Beqaj: Pe rezervoj unë drekën pra.
Grabovci: Okej.
Beqaj: Edhe ni çështje, nëse e sheh kta sot, kryeministrin.
Grabovci: Po?
Beqaj: Ëëë…, nesër bordi i PTK-së, duhet me marr vendim për ushtrus detyre.
Grabovci: Okej okej, sot bisedoj me to.
Beqaj: Bisedo me to, do të thotë jonë tri katër çështje t’cilat duheni me marr vendim sot që mos me…
Grabovci: Hajt se kur takohum bisedojmë bashkë jarani jem.
Beqaj: Hajt, hajt, tung, tung.
Grabovci: Hajt.
Biseda e dytë
Grabovci: Alo.
Beqaj: Adem.
Grabovci: Përshëndetje.
Beqaj: A ke Afrimi?
Grabovci: Po.
Beqaj: Okej.
Grabovci: Ti çova unë ato…
Beqaj: Okej.
Grabovci: E 13, 14 i ke mi bisedu do… deri te 12-tit tin i ki.
Beqaj: Okej.
Grabovci: Për (nuk kuptohet) për Prishtinë ktu i kishin pas harru te unë. A munesh me…?
Beqaj: Po a?
Grabovci: Po bre. Nëse nuk i kanë shti, mi shti?
Beqaj: Hajde po kqyri.
Grabovci: Qata si na vyen(nuk kuptohet).
Beqaj: Dëgjo… dëgjo.
Grabovci: He?
Beqaj: A ti thom qetyne dyve, dytë ti rishpallum? Trainkos edhe Infrakos?
Grabovci: Sejdës i thash po edhe atij tjetërit nëse don thuj.
Beqaj: Vallain pi thom, (nuk kuptohet) o ka qet kushte, o ka qet shkokla.
Grabovci: Jooo… eeee ken ata te unë thash… hiç thujj shko n’rrot t’samës. Pederi.
Beqaj: A… t’ja u… pra, t’jau rishpallum…
Grabovci: Bon.
Beqaj: Dytë. T’ja rishpallum edhe tanaj t’shohim (nuk kkuptohet)…
Grabovci: Okej, Okej. Masi t’shpallet ky tjetëri… (nuk kuptohet)
Beqaj: Tani i shpallum dytë.
Grabovci: Po dytë.
Beqaj: Edhe i zgjedhum tani edhe bordet edhe… U bo hajt.
Grabovci: U boo hajt. U bo, hajt, tung, tung.
Biseda e tretë
Grabovci: Po zoti ministër.
Beqaj: Qysh t’kom?
Grabovci: Mirë, mirë.
Beqaj: A joe lodh hiç a jo?
Grabovci: (Kosovën sot t’djeshit a po ma gjanë), ça po bon ti? Kah je?
Beqaj: Qe jom tu shku n’Vushtrri.
Grabovci: N’Vushtrri!
Beqaj: Po.
Grabovci: O ty tezet binak t’bofshin.
Beqaj: A…?
Grabovci: Tezet t’bofshin binak.
Beqaj: Tezet m’bofshin binak, i kanë krye, ça kanë pas ndërmen me ba.
Grabovci: Hahahaha…
Beqaj: E kanë bo fetë, hahaha…
Grabovci: S’u takum?
Beqaj: Fetë e kanë bo krejt.
Grabovci: S’u takum, a u shnoshe?
Beqaj: Se di çka me të thon po more po qysh jo.
Gabovci: A vonohesh shumë atje a?
Beqaj: Paj jom t’u shku me vizitu qit fabrikën e Lamkos-it.
Grabovci: Aha, aha.
Beqaj: Masi ka fillu punën.
Grabovci: Okej.
Beqaj: Po.
Grabovci: Hajde pra pe lam nesër.
Beqaj: Ani pe lam nesër, u takova unë me atë jaranin pramë pak, a mos t’tregoi?
Grabovci: Po m’tregoj, po m’tregoi, shihem bashkë.
Beqaj: Okej, hajt.
Grabovci: Shihemi, shihemi shoqi.
Beqaj: Fol fol edhe me atë tjetërin.
Grabovci: Ëhë…
Beqaj: Për qatë farë idenë si e patum. , pPër me shtye.
Grabovci: Jo more (nuk kuptohet) let shkojnë.
Beqaj: A…?
Grabovci: Le t‘ecin… hiçu, mos, mos, veç na nxjerr telashe me qu atë t’Skenderajit aty.
Beqaj: Okej.
Grabovci: Se fola me ata që ke nejt ti pramë, për atë Agrnonin ma livdoji, tha… thash okej thash qysh t’dush veç… se ish për ata, mirë kanë bo, që spaskanë… mos i i jepni shans, se veç ju nxjerrin telashe, se edhe unë jom darkord. Veç na del tani telashe mu e ty.
Beqaj: Jo jo, po flas për, për kta krejt komplet.
Grabovci: Aaa… eee, veç a mujmë?
Beqaj: Po, veç fol me ata t’parin niher.
Grabovci: Mu, e ty na ka lanë.
Beqaj: Nëse na ka lanë mu e ty, unë po t’kallxoj, është mirë niherë mas pari m’u ul na tre bashkë edhe me ditë çka po dojmë.
Grabovci: Ani hajde hajde…
Beqaj: Le Le nesër takohum na apet.
Grabovci: Ani nesër, u bo, u bo, hajt.
Beqaj: Hajt hajt./Insajderi.com