Mjeku i njohur palestinez metodologjinë e tij gjatë shërimit e lidh me burimet e Islamit, Kuranin dhe sunetin. Dr. Xhemil Kuds Ed-Duvejk shkruan: Kam lexuar librin me titull “Truri”, i cili në fakt është përmbledhje e studimeve shkencore që trajtojnë studimet precize, analiza dhe regjistrime të qelizave të trurit. Studimet kanë përfshirë optimistët, njerëzit që gjithmonë mendojnë në mënyrë pozitive.
Ata i kanë menduar gjërat që duan të ndodhin sikur kanë ndodhur. Çdo herë kur mendonin kështu kjo ndikonte pozitivisht në qelizat e trurit dhe shtonte komunikimin mes qelizave të trurit deri në atë masë sa që komunikimi i qelizave nervore të afërta arrinte numrin 10 mijë e më shumë. Në rast të mendimeve pozitive konstante komunikimi mes qelizave arrin edhe në disa miliarda. Kjo me vete tërheq formimin e valëve të trurit të cilat kanë ndikim të fuqishëm në gjithçka rreth vetes. Andaj kemi ndjenja se disa persona me prezencën e tyre përhapin valët e tyre të trurit edhe tek njerëzit përreth vetes.
Nëse do të vendosja për titullin e këtij libri, do ta emërtoja: “Shpresoni për të mirë dhe do ta gjeni”.
Burimi: Islambosna.ba
Përktheu: A. D. Islampress