Dr.Gëzim Kelmendi zgjedhet kryetar i Partisë FJALA

Deputeti i Republikës së Kosovës Gëzim Kelmendi zgjedhet kryetar i Partisë FJALA për katër vite në Kuvendin e parë zgjedhor të mbajtur nga kjo parti.

Partia FJALA sot me 13.09.2015 mbajti Kuvendin e parë Zgjedhor, ku zgjodhi Kryetarin e saj.

Në ketë Kuvend delegatët votuan Dr.Gëzim Kelmendin për Kryetar të Partisë FJALA.
Punimet e këtij Kuvendi i udhehoqi njëri ndër themeluesit e kësaj Partie Mr.sci.Vehbi Berisha.

Ndërsa shpalosjen e rrugëtimit të kësaj Partie dhe programit të saj, para delegatëve e prezentoi bashkëthemeluesi tjetër Prof. Besnik Xhogoviqi.
Në emër te Forumit të gruas para delegatëve foli Ecc.Eneida Kelmendi, e cila tregoi se FJALA do të punoi që pozita e gruas në shoqërinë kosovare do të fuqizohet në të gjitha fushat për faktin se femra kosovare është shtyllë e shoqërisë sonë.

Kryetari i po sa zgjedhur i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi në fjalimin e tij para delegatëve konfirmoi qëndrimin e tij dhe Subjektit politik qe ai drejton se do të punojnë dhe angazhohen fuqishëm kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për zhvillimin ekonomik të vendit. Ai tregoi se ndjehet krenar që në këtë rrugë ka bashkë me veti një strukturë pasur intelektualësh dhe profesionistësh nga të dy gjinitë të cilët janë të gatshem me profesionalizmin dhe ndërshmerinë e tyre të jenë në shërbim të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ai tha se duhet të bashkohemi në luftën kundër terrorizmit i cili nuk njeh fe, komb, ngjyrë dhe gjuhë dhe i cili rrezikon jetën e qytetarëve.
Do ta mbrojmë fuqishëm tolerancën ndërfetare të cilën populli ynë e ka kultivuar me shekuj dhe nuk do të lejojmë asnjë individ apo grup të rrezikoj këtë harmoni ndërfetare.

Për fund kryetari i posazgjedhur i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi theksoj se mesazh për neve i qartë janë Lidhja e Prizrenit, Lidhja e Pejës, Beteja e Prekazit, Beteja e Loxhës dhe Beteja e Koshares që na treguan se populli ynë e do lirinë dhe nuk dorëzohet para të keqës andaj edhe ne nuk do të dorëzohemi para kësaj të keqe aktuale në Kosovë krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kuvendi zgjedhor i Partisë FJALA miratoi Statutin cili rregullon cështjen e zgjedhjes së Kryesisë së re dhe Programin e kësaj Partie.

Prishtinë, 13.09.2015
Partia FJALA

Artikulli paraprakDhuna policore ndaj refugjatëve, ana tjetër e medaljes (FOTO)
Artikulli vijuesOfendohen rëndë besimtarët Shqiptarë në prag të Haxhit