Vdekja – Enis Presheva

Nga Enis PRESHEVA

Dr. Bilal Philips në një shkrim thotë “Edhe nëse je i ri dhe i shëndosh, nuk do të thotë se vdekja nuk do të të arrijë. Vdekja nuk ka përkufizime në moshë. Duhet gjithnjë të jemi të përgatitur.”

Të përgatitur?… me çfarë?

Kemi dëgjuar shpesh fjalinë e njejtë në shumë gjuhë “ka ndërruar jetë” apo “he passed”, apo “preselijo”, etj. Që të gjitha pohojnë një zhvendosje.

Krijuesi i kësaj harmonie (gjithësisë) është i vetmi i pa të meta. I pa të meta në çdo aspekt, në krijimtari, në bujari, në dituri, etj. Pikërisht Ky krijues i cili vendos për absolutisht çdo krijesë të vetën a do të jetojë dhe sa e si do të jetojë, nuk ka mundësi me këtë vendim t’i bëj padrejtësi dikujt. Vdekja e dikujt për dikë është shpëtim, e për dikë pikëllim (sprovë), por për askë nuk është padrejtësi. Sepse Ai i pa të meta nuk bën padrejtësi. Padrejtësia është e metë.
Vdekja është shkëputje nga kjo jetë, njëkohësisht dhe zhvendosje në një dimension tjetër. Tani vlenë pyetja çfarë saktësisht na duhet nga kjo jetë për jetën që do të zhvendosemi?
A na duhet pasuria e kësaj bote, edhe nëse e posedojmë të tërën? A na duhen statuset shoqerore? pozitat? autoriteti i kësaj bote? etj.

Kush e gjenë përgjigjen në këtë thellim mendimesh ka gjetur udhëzimin, me lejën e Atij, në dorën e të cilit është absolutisht çdo gjë, e i cili nuk i bën padrejtësi askujt.

Artikulli paraprakEdi Rama nuk dëshiron të takohet me liderët shqiptar në Maqedoni
Artikulli vijuesNjë ditë një person jofetarë deshi të më bëjë një provokim